Forumi i tretë kundër urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta
Përfaqësues të OJF-ve mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë mjedisi, donatorë dhe aktivistë u mblodhën dje në një forum të dedikuar Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të bashkuar energjitë në mbrojtje të Parqeve Kombëtare në Shqipëri. Parqet Kombëtare edhe pse të mbrojtura sipas legjislacionit mjedisor në fuqi, po ekspozohen çdo ditë e më shumë ndaj rreziqeve me karakter betonizues për përfitime dhe interesa të ngushta të disa bizneseve të huaja dhe vendase.