Solar në Kutë: Nis punën projekti i parë komunitar në Shqipëri për prodhimin e energjisë diellore
Me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Mallakastër, Ambasadës së Federatës së Zvicrës, EcoAlbania’s dhe banorëve të Kutës sot u zhvillua ceremonia e inagurimit të projektit “Solar në Kutë” në fshatin Kutë, Mallakastër. “Solar në Kutë është një iniciativë e suksesshme e nisur nga EcoAlbania dhe partnerët e saj ndërkombëtar Euronatur dhe Riverwatch në 2020, për të zbatuar prodhimin e energjisë diellore në fshatin Kutë, në një nga komunitetet e prekur nga projekti i hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosa. Kjo ide nisi si një mënyrë për të dhënë mesazhin e fortë se komunitetet lokale mund të gjejnë alternativa të tjera për të prodhuar energjinë e tyre pa i cënuar jetesën”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.