Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Erozioni detar rrezikon vijën bregdetare në Vlorë, Durrës dhe Lezhë

Referuar raportit “Hartëzimi i problematikës mjedisore përgjatë bregdetit në Shqipëri“ të zhvilluar nga EcoAlbania dhe mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci, në Durrës erozioni bregdetar vlerësohet në 17% ndërsa në Lezhë 20%. Perceptimi i aktorëve lokalë mbi rëndësinë e erozionit bregdetar në morinë e problematikave mjedisore vlerësohet të jetë mjaft problematike. Arsyet kryesore që këta aktorë listojnë për këtë perceptim lidhen me shkatërrimin e mbulesës bimore, ndryshimet klimatike dhe marrja pa kriter e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve.

CategoriesAktivitete

Të shpëtojmë Lagunat – aktivitet ndërgjegjësues në Nartë

Sot në Ditën Botërore të Ligatinave u zhvillua në lagunën e Nartës aktiviteti “Të shpëtojmë Lagunat”. Dyzet nxënës nga qyteti i Vlorës udhëtuan drejt Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë për të marrë pjesë në një mëngjes kundrimi të shpendëve dhe aktivitete të tjera edukative të udhëhequra nga ekipi i EcoAlbania në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Vlorë.

CategoriesAktivitete EYES on Vjosa – Angazhimi i të rinjve në sektorin e ekoturizmit në luginën e Vjosës Njoftime për shtyp

Inagurohet stacioni i kampingut dhe sporteve lumore në Vjosë dhe ndërmerret aksioni i ripyllëzimit të parkut të Shelgut në Tepelenë

Sot në Tepelenë u ndërmor aksioni i mbjelljes së pemëve dhe inagurmit të stacionit të kampingut dhe sporteve ujore në parkun e Shelgut në Tepelenë nga EcoAlbania dhe Bashkia e Tepelenës me ndihmën e të rinjve nga lugina e Vjosës.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Z. Tërmet Peçi dhe deputeti i zonës Z. Laert Duraj.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Solar në Kutë

Solar në Kutë: Nis punën projekti i parë komunitar në Shqipëri për prodhimin e energjisë diellore

Me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Mallakastër, Ambasadës së Federatës së Zvicrës, EcoAlbania’s dhe banorëve të Kutës sot u zhvillua ceremonia e inagurimit të projektit “Solar në Kutë” në fshatin Kutë, Mallakastër.  “Solar në Kutë është një iniciativë e suksesshme e nisur nga EcoAlbania dhe partnerët e saj ndërkombëtar Euronatur dhe Riverwatch në 2020, për të zbatuar prodhimin e energjisë diellore në fshatin Kutë, në një nga komunitetet e prekur nga projekti i hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosa. Kjo ide nisi si një mënyrë për të dhënë mesazhin e fortë se komunitetet lokale mund të gjejnë alternativa të tjera për të prodhuar energjinë e tyre pa i cënuar jetesën”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. 

×