Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

EcoAlbania ndan eksperiencën e fushatës së Vjosës me OSHC-të mjedisore në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë

Më datën 18 dhe 19 Maj 2022, u zhvilluan 2 forumet e rradhes me temën “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.  

Në bashkëpunim me organizatën EkoSvest, EcoAlbania ndau eksperiencën e saj për fushatën e Vjosës me kolegët në Shkup. Ekipi ynë u ndal në punën e bërë me median dhe strategjinë ligjore të ndjekur në rastin e Vjosës si një rast suksesi dhe motivimi për aktivistët dhe organizatat në rajon. 
Rëndësi të veçantë iu dha taktikave dhe perpjekjeve të vazhdueshme për të ndaluar 2 hidrocentralet, të Poçemit dhe Kalivaçit, mbrojtjes së lumit Vjosa dhe degëve të saj si dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese apo mënyrës së transmetimit të mesazheve. Gjatë takimit u ngrit si çeshtje mungesa e bashkëpunimit midis organizatave dhe mbështetja kundrejt njëra tjetrës.

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Java e Parë Shkencore për vitin 2022 në Vjosë

09-14 Maj 2022, lugina e Vjosës. Rreth 40 ekspertë dhe studentë u bënë pjesë e Javës së Parë Shkencore të Vjosës në kuadër të projektit ESPID4Vjosa për vitin 2022 ku vazhduan kërkimet në stacionet e monitorimit përgjatë luginës së Vjosës. Grupi i ekspertëve përbëhej nga profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitetit Bujqësor të […]

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

Fushata e Vjosës, frymëzim për aktivistët e Malit të Zi në fushatën e lumit Komar

Më datën 2 Maj 2022, në bashkëpunim me organizatën Montenegrin Ecologists Society (MES) u zhvillua forumi i dytë “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Malin e Zi. Gjatë forumit u diskutua rreth fushatës së Vjosës, fushatat mediatike dhe ligjore që janë ndërrmarë. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të Malit të zi dhe aktivistë, me të cilët u ndanë gjithashtu edhe 2 manuale praktike rreth: Mjetet ligjore për të ngritur një strategji litigimi dhe Teknikat për të rritur ndërgjegjësimin nëpërmjet medias, të cilat do të jenë shumë frytdhënëse në fushatën e ndërmarrë prej tyre.

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Zhvillimi i takimeve paraprake me grupet e interesit për të prezantuar projektin ESPID4VJOSA

Gjatë periudhës dhjetor 2021 – prill 2022, ekipi i projektit ESPID4Vjosa zhvilloi 13 takime paraprake me grupet e interesit për të prezantuar objektivat dhe planin e punës me qëllim rritjen e sinergjisë dhe bashkëpunimit për një zbatim sa më efektiv të projektit.  Si një fazë fillestare e zbatimit të projektit, procesi u bazua kryesisht në […]

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

EcoAlbania nisi Turin e Forumeve “Fushata e Vjosës- frymëzim për aktivizmin” në Ballkan

Forumi i parë u zhvillua më 29 prill 2022 në Tiranë në ambjentet e Heinrich Böll Foundation. Pjesmarrës në takim ishin 12 organizata të shoqërisë civile, një përzierje midis aktivistëve, të rinjve të cilët synojnë të rrisin njohuritë e tyre dhe personave të cilën kane investuar vite në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

CategoriesAktivitete

Energjia elektrike si pjesë e të drejtave bazike të njeriut

Kur flasim për sigurimin e energjisë së nevojshme kemi të bëjmë me plotesimin e një sërë të drejtave bazike si: e drejta për për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshmeNeni 25  duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale; gjithkush ka të drejtën e shkollimit Neni 26, këtu duhet marrë parasysh që shkollimi bëhen online (rasti i pandemise) ose realizimi i detyrave me anë të mjeteve elektronike dhe internetit.

×