Njoftim- Pyetësor mbi HEC-et dhe konfliktet në komunitet
Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe Lex Ferenda po zbatojnë projektin “Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve” (HELP-CSO), i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIEVE zbatuar nga REC Shqipëri. Në këtë kuadër është hartuar një pyetësor me qëllim identifikimin dhe mbledhjen e të dhënave për rastet t e konflikteve lidhur me menaxhimin dhe përdorimin e ujit.