Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve

Si t’i drejtohemi gjykatës- Trajnimi i OSHC-ve lokale

Më 5 Tetor 2015 u zhvillua në Përmet trajnimi ‘E drejta për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore’, pjesë e  serisë së trajnimeve të zhvilluar në kuadër të projektit HELP-CSO (Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve). Tematika e trajnimit lidhej me aftësimin e organizatave lokale në aksesin në drejtësi dhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështje mjedisore. Trajnimi ishte konceptuar bazuar mbi një analizë të bërë rreth mungesës së njohurive që kanë OSHC-të mbi legjislacionin horizontal, raporti i të cilës do të publikohet në fund të projektit.

CategoriesAktivitete Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve

HELP-CSO: vazhdimësi e iniciativave të përbashkëta

Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe LexFerenda organizuan më 14 qershor 2016 takimin prezantues të projektit “HELP – CSO, Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i Organizatave të Shoqërisë Civile”. Në fjalën e tij Z. Rezart Kapedani, menaxher i granteve të programit Achieve theksoi se një nga rezultatet e pritshme të këtij projekti do të jetë organizimi i forumeve të OSHC-ve dhe dalja me rekomandime në lidhje me zbatimin e legjislacionit horizontal.