Vjosa: Loja politike me të ardhmen e lumit të fundit të egër të Evropës
Sot, EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur informuan publikun në lidhje me zhvillimet e fundit për lumin e Vjosës. Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi në Twitter se: “Qeveria jonë ka shpallur Vjosën e sipërme, Park Kombëtar. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projektet e HEC-eve në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!”