Vjosa: Loja politike me të ardhmen e lumit të fundit të egër të Evropës

++ 94% e shqiptarëve në favor të krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës ++ IUCN e konsideron Parkun Kombëtar si opsionin më të mirë për lumin e Vjosës ++ Ministri i Mjedisit ka të tjera plane për luginën e Vjosës ++

Tiranë, Radolfzell, Vjenë, 17 dhjetor, 2020. Sot, EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur informuan publikun në lidhje me zhvillimet e fundit për lumin e Vjosës. Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi në Twitter se: “Qeveria jonë ka shpallur Vjosën e sipërme, Park Kombëtar. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projektet e HEC-eve në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!”

Ky mesazh u mirëprit nga shumë palë të interesuara si, Eurodeputetë, Komuniteti i Energjisë, organizatat për ruajtjen e natyrës, madje edhe aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio. Megjithatë, tre muaj më vonë, njoftimi i Kryeministrit duket të jetë një premtim i zbrazët. Javën e kaluar, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) – një agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit – paraqiti planet e saj për lumin Vjosa. Nuk është thënë asnjë fjalë për një Park Kombëtar dhe nuk parashikohet asnjë status mbrojtjeje për pjesët më me vlerë të lumit, të cilat kërcënohen nga projektet e hidrocentraleve. 

“Realiteti bie në kundërshtim me deklaratën e Kryeministrit tonë. Aktualisht, duket sikur shqiptarët po mashtrohen. E ardhmja e Vjosës ka të bëjë edhe me besueshmërinë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, thotë Olsi Nika, drejtor i EcoAlbania.

Në kundërshtim me njoftimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Mjedisit nuk planifikon një park kombëtar dhe asnjë status mbrojtjeje për pjesët më të vlefshëme të lumit si afër Poçemit. © Gernot Kunz

Një fakt interesant është se shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin idenë e bërë publike edhe nga kryeministri në muajin shtator për të krijuar një Park Kombëtar dhe për të anulluar planet e hidrocentraleve. Sipas një sondazhi të opinionit publik të zhvilluar në fillim të dhjetorit nga IDRA Poll (një kompani e specializuar për zhvillimin e sondazheve të opinionit publik në Shqipëri), 94% e shqiptarëve janë shprehur pro një Parku Kombëtar të lumit Vjosa në të gjithë gjatësinë e lumit. Arsyet kryesore për këtë mendim të përbashkët janë kryesisht “për të mbrojtur bukuritë natyrore të vendit dhe peizazhin” dhe për të pasur “mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit” në rajon. Në të njëjtën kohë, 78% e të anketuarve kundërshtojnë ndërtimin e digave në Vjosë (14% neutral, 8% në favor të digave,). “Ky është një mesazh i qartë: shqiptarët dëshirojnë një Park Kombëtar dhe jo diga në Vjosë, dhe qeveria ka detyrimin të dëgjojë vullnetin e tyre”, përfundon Olsi Nika nga Eco Albania.

94 përqind e shqiptarëve janë në favor të një Parku Kombëtar për Vjosën. © Piotr Bednarek

IUCN në favor të parkut kombëtar

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), autoriteti më i rëndësishëm global për mbrojtjen e natyrës, njeh rëndësinë ndërkombëtare të vlerave të jashtëzakonshme natyrore të lumit Vjosa. Një draft studim i porositur nga IUCN tregon potencialin që Lumi Vjosa ka për shpalur Park Kombëtar. Studimi pritet të publikohet në fillim të vitit 2021 dhe përfshin një vizion dhe strategji për përcaktimin e duhur kategorisë së mbrojtjes së lumit Vjosa, duke përfshirë pjesën e tij të mesme, që është thelbësore në integritetin dhe mbrojtjen afatgjatë të këtij ekosistemi lumor ndërkufitar unik dhe të jashtëzakonshëm.

IUCN konfirmon se Vjosa kualifikohet për përcaktimin si një park kombëtar. A do të ndjekë qeveria shqiptare rekomandimin e tyre? © Gregor Subic

Fjalët e kryeministrit Rama dhe realiteti

Sidoqoftë, çdo ditë bëhet më e qartë, se qeveria shqiptare, veçanërisht Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), po shkojnë në drejtim të kundërt. Në kundërshtim të njoftimit të mëparshëm të Kryeministrit, me sa duket, nuk ka plane reale për të krijuar një Park Kombëtar përgjatë luginës së Vjosës. Në vend të tij, vetëm për pjesën e sipërme të Vjosës (deri në urën e Memaliaj), është planifikuar shpallja e zonës si kategori “Peizazh i Mbrojtur”, ndërsa për pjesën tjetër në rrjedhën e mesme dhe të poshtëme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje.

Ky plan jo vetëm që përjashton pjesët më me vlerë të sistemit lumor, por gjithashtu do ta linte zonën në të cilën parashikohen digat e Kalivaçit dhe Poçemit të pambrojtur. “Planet që u prezantuan nga AKZM-ja gjatë një konference javën e kaluar janë në të vërtetë një përpjekje për të mbajtur derën hapur për projektet hidroenergjitike të Kalivaç dhe Poçemit. Ata janë një shuplakë në fytyrë për të gjithë ata që janë në favor të Vjosës, një shuplakë në fytyrën e shqiptarëve, shkencëtarëve dhe atyre që besojnë në premtimet e Kryeministrit” thotë Ulrich Eichelmann, shefi i Riverwatch, i cili ka ka punuar për vite me radhë në fushatën për mbrojtjen e lumit të Vjosës.  

Përfaqësuesja e EuroNatur, Annette Spangenberg shton: “Çdo kategori tjetër për Vjosën përveç Parkut Kombëtar nuk është e përshtatshme, pasi nënvlerëson vlerat e ruajtjes së natyrës së këtij ekosistemi unik. Për këtë arsye, procesi aktual i udhëhequr nga AKZM duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të mbajë premtimin e tij dhe të mbështesë shpalljen e një Parku Kombëtar përgjatë gjithë luginës së Vjosës. E ritheksojmë se procesi aktual i ndërmarrë nga AKZM është i nxituar, jotransparent dhe jo gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, Ministri Klosi duhet ta ndërpresë atë dhe të fillojë një dialog të gjerë e të plotë me të gjitha palët e interesuara në procesin e shpalljes së Vjosës si Zonë e Mbrojtur”. Therefore, Minister Klosi should stop it and start a new process that fully takes into consideration the natural values of the Vjosa which are outstanding and clearly of European importance.

E ardhmja e sistemit unik lumor të Evropës mund të bëhet gjithashtu një çështje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. “Ne duam të dimë se cila parti, cili udhëheqës politik mbështet vizionin e Parkut Kombëtar për Vjosën dhe kush jo. Me vullnetin politik dhe mbështetjen ndërkombëtare, Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër të Evropës mund të inaugurohet deri në fund të vitit 2022 “, përfundojnë organizatat.

Informacion i Përgjithshëm:

  • Lumi Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë. Qeveria Shqiptare planifikon ndërtimin e disa digave, dy prej të cilëve në rrjedhën e mesme te tij. Vizioni alternativ është krijimi i Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, i cili është prezantuar më herët nga organizatat, pjesë e fushatës për mbrojtjen e Vjosës.
  • Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” synon mbrojtjen e lumenvje me vlera të larta natyrore në Ballkan, të cilët janë të rrezikuar nga rreth 3,000 projekte të hidrocentraleve.Fushata koordinohet nga OJF-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur dhe zbatohet sëbashku me organizatat partnere në vendet e Ballkanit. Partneri lokal në Shqipëri është EcoAlbania. Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit  http://balkanrivers.net/
  • Regjistrimi i konferencës së sotme mund të gjendet  KETU
  • Ky është një njoftim për shtyp i organizatave Riverwatch, EuroNatur dhe EcoAlbania
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *