Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Projekte në zbatim

Korridoret ekologjike në fokus: Edukim dhe veprim me të rinjtë në Bilisht

Bilisht, Devoll, 12 shkurt 2026
Në kuadër të projektit ISCCA, u zhvillua një orë edukative me 30 nxënës të vitit të parë në Gjimnazin “Fuat Babani” në Bilisht, me fokus rëndësinë e korridoreve ekologjik dhe lidhjen midis habitateve natyrore.
Kjo orë edukative nisi me një prezantim të shkurtër mbi konceptin e korridoreve ekologjik, fragmentimin e habitateve dhe ndikimin e urbanizimit, infrastrukturës, dhe ndërhyrjeve të tjera njerëzore në lëvizjen e specieve. Nxënësit u njohën me rolin që korridoret luajnë në ruajtjen e biodiversitetit, në lëvizjen dhe migrimin e kafshëve, si dhe dhe në mundësimin e shkëmbimit gjenetik mes popullatave.
Aktiviteti më pas vijoi me një punë praktike ku nxënësit u ndanë në grupe. Secilit grup iu dha një poster me një simulim të një peizazhi të fragmentuar, ku habitatet natyrore ishin të ndara nga njëra-tjetra. Detyra e tyre ishte të “rindërtonin” lidhjen mes habitateve, duke krijuar korridore ekologjike dhe duke rikthyer speciet në zonat e tyre natyrore.
Përmes këtij ushtrimi, nxënësit reflektuan mbi mënyrat se si mund të lidhen habitatet e ndara, cilat elemente natyrore mund të shërbejnë si korridore (brezat pyjorë, rikthimi i rrjedhës natyrore të lumenjve të ndërprerë nga digat, apo urat e gjelbra), si dhe cilat pengesa duhet të merren në konsideratë gjatë planifikimit të territorit.
Në fund të aktivitetit, secili grup prezantoi zgjidhjen dhe argumentoi mënyrën e vendosjes së korridoreve ekologjike dhe lidhjes së habitateve. Diskutimi nxori në pah rëndësinë e planifikimit të qëndrueshëm dhe rolin që ndërgjegjësimi mbi konceptin e korridoreve ekologjik luan në mbrojtjen e natyrës.
Kjo orë edukative synon forcimin e kuptimit të të rinjve mbi lidhjen mes zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës, duke i inkurajuar ata të mendojnë në mënyrë kritike se si ndërhyrjet nga dora e njeriut ndikojnë në ekosisteme. Përmes aktiviteteve interaktive, konceptet e biodiversitetit dhe lidhjes ekologjike bëhen më të prekshme dhe më të kuptueshme për brezin e ri.

CategoriesProjekte në zbatim ISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Korridoret Ekologjike dhe Vendimmarrja: Takim Prezantues për Pjesëmarrjen e Publikut në Nivel Lokal

Në kuadër të Projektit ISCCA – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Korridoreve Ekologjik në Zonën Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz, u zhvillua takimi prezantues me përfaqësues të bashkive, AdZM-ve, Organizatave të Shoqërisë Civile dhe sektorit privat, përfshirë guida turistike të zonës, me fokus prezantimin dhe diskutimin e Draft-Udhëzuesit për Pjesëmarrjen e Publikut në Nivel Lokal. Qëllimi i këtij takimi ishte […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Projekte në zbatim

Edukim mjedisor mbi rëndësinë e korridoreve ekologjike në Skënderbegas, Gramsh

Skënderbegas, Gramsh, 10 nëntor 2025 24 nxënës së Shkollës së Mesme të Bashkuar “Xhile Liçi” morën pjesë në një orë edukimi mjedisor me temën e korridoreve ekologjike, zhvilluar në kuadër të projektit ISCCA. Synimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së lidhjes midis habitateve natyrore dhe mbrojtjes […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Forcimi i Bashkëpunimit për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Korridoreve Ekologjike: Rezultatet Kryesore nga Takimi i Komitetit Drejtues të Projektit ISCCA

Më 26 mars u zhvillua takimi i dytë i Komitetit Drejtues të projektit ISCCA (Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjike në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz), një nismë e rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore në këtë rajon të pasur me vlera mjedisore. Takimi u organizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prefektura e Elbasanit, […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Lajme

Përvoja e Vizitës Studimore në Konicë – “Nxitja e një qasjeje të përbashkët për ruajtjen e korridoreve ekologjike”

Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar në ruajtjen ekologjike, palët e interesuara nga Shqipëria dhe Greqia u mblodhën në Konicë, Greqi, për një vizitë studimore dy-ditore në fund të dhjetorit 2024, si pjesë e projektit ““Menaxhimi i Qëndrueshëm i korridorit ekologjik Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz”. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga bashkitë shqiptare (Prrenjas, Librazhd, Gramsh […]

CategoriesLajme ISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Aksion pastrimi në Kanionet e Osumit

Kanionet e Osumit, Berat, 16.05.2024. Në kuadër të projektit të ISCCA, 19 nxënës të shkollës “Zylyftar Veleshnja”, së bashku me të ftuar nga AdZM Berat, u bënë pjesë e aktivitetit edukativ në Kanionet e Osumit. Ata mësuan mbi konceptin “korridor ekologjik”, rëndësinë e tyre për vendin tonë e më tej dhe mënyrat se si mund […]

×