Edukim mjedisor me të rinjtë në Lëpushë
Lëpushë, Shkodër, Gusht 2017. Për herë të tretë këtë vit, EcoAlbania ishte pjesë e shkollës verore të mbajtur në Alpet e Shqipërisë, organizuar nga Balkans Peace Park Project. Gjatë pesë ditëve të shkollës verore në datat 14 deri më 18 gusht, EcoAlbania ishte në Lëpushë duke zhvilluar orë mësimore me fokus edukimin mjedisor me të rinjtë e zonës.