Si t’i drejtohemi gjykatës- Trajnimi i OSHC-ve lokale
Më 5 Tetor 2015 u zhvillua në Përmet trajnimi ‘E drejta për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore’, pjesë e serisë së trajnimeve të zhvilluar në kuadër të projektit HELP-CSO (Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve). Tematika e trajnimit lidhej me aftësimin e organizatave lokale në aksesin në drejtësi dhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështje mjedisore. Trajnimi ishte konceptuar bazuar mbi një analizë të bërë rreth mungesës së njohurive që kanë OSHC-të mbi legjislacionin horizontal, raporti i të cilës do të publikohet në fund të projektit.