Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

EcoAlbania nisi Turin e Forumeve “Fushata e Vjosës- frymëzim për aktivizmin” në Ballkan

Forumi i parë u zhvillua më 29 prill 2022 në Tiranë në ambjentet e Heinrich Böll Foundation. Pjesmarrës në takim ishin 12 organizata të shoqërisë civile, një përzierje midis aktivistëve, të rinjve të cilët synojnë të rrisin njohuritë e tyre dhe personave të cilën kane investuar vite në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

CategoriesAktivitete

Energjia elektrike si pjesë e të drejtave bazike të njeriut

Kur flasim për sigurimin e energjisë së nevojshme kemi të bëjmë me plotesimin e një sërë të drejtave bazike si: e drejta për për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshmeNeni 25  duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale; gjithkush ka të drejtën e shkollimit Neni 26, këtu duhet marrë parasysh që shkollimi bëhen online (rasti i pandemise) ose realizimi i detyrave me anë të mjeteve elektronike dhe internetit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Erozioni detar rrezikon vijën bregdetare në Vlorë, Durrës dhe Lezhë

Referuar raportit “Hartëzimi i problematikës mjedisore përgjatë bregdetit në Shqipëri“ të zhvilluar nga EcoAlbania dhe mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci, në Durrës erozioni bregdetar vlerësohet në 17% ndërsa në Lezhë 20%. Perceptimi i aktorëve lokalë mbi rëndësinë e erozionit bregdetar në morinë e problematikave mjedisore vlerësohet të jetë mjaft problematike. Arsyet kryesore që këta aktorë listojnë për këtë perceptim lidhen me shkatërrimin e mbulesës bimore, ndryshimet klimatike dhe marrja pa kriter e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve.

CategoriesAktivitete

Të shpëtojmë Lagunat – aktivitet ndërgjegjësues në Nartë

Sot në Ditën Botërore të Ligatinave u zhvillua në lagunën e Nartës aktiviteti “Të shpëtojmë Lagunat”. Dyzet nxënës nga qyteti i Vlorës udhëtuan drejt Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë për të marrë pjesë në një mëngjes kundrimi të shpendëve dhe aktivitete të tjera edukative të udhëhequra nga ekipi i EcoAlbania në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Vlorë.

×