Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Ambasadori zviceran dhe shefi i zyrës së Këshillit të Evropës vizitojnë banorët e prekur nga HEC-i i Poçemit

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,  z. Christoph Graf,  shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Mbahet seanca e parë gjyqësore për HEC Poçem

U mbajt seanca e parë përgatitore e çeshtjes së hidroceëntralit të Poçemit në Gjykatën Administrative të shkallës së pare. Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch, EuroNatir dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i HEC-it në dhjetor të vitit të shkuar çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë.  Pas shtyrjes së seancës së parë përgatitore, seanca e rradhës e planifikuar më datë 9.02.2017, u realizua me sukses. Përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së mjedisit ishin prezent në këtë seancë ku u bë e mundur dhe paraqitja e provave plotësuese. Përfaqësues të UNDP në Shqipëri vëzhguan seancën e parë, ndërsa në seancat në vazhdim edhe institucione të tjera ndërkombëtare, si: OSCE, Delegacioni Evropian etj, do të ndjekin vijueshmërinë e procesit.

CategoriesAktivitete AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Njësitë e qeverisjes vendore së bashku për Vjosën

Pas realizimit të turit të takimeve me banorët e prekur nga hidrocentrali i Poçemit, në zonën e Mallakastrës dhe Selenicës, EcoAlbania organizoi më 27 janar 2017 një tryezë të përbashkët diskutimi me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të luginës së Vjosës, për të ndarë shqetësimet dhe për të krijuar një rrjet bashkëpunimi në lidhje […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Hapet proces gjyqësor për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë

Planet për shkatërrimin e Vjosës tashmë po sfidohen në gjykatë. Sot organizatat për mbrojtjen e mjedisit EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, si dhe 38 banorë të prekur, çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentral, i cili planifikohet të ndërtohet nga bashkimi dy shoqërive turke fituese të koncesionit.

×