Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Ambasadori zviceran dhe shefi i zyrës së Këshillit të Evropës vizitojnë banorët e prekur nga HEC-i i Poçemit

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,  z. Christoph Graf,  shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Mbahet seanca e parë gjyqësore për HEC Poçem

U mbajt seanca e parë përgatitore e çeshtjes së hidroceëntralit të Poçemit në Gjykatën Administrative të shkallës së pare. Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch, EuroNatir dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i HEC-it në dhjetor të vitit të shkuar çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë.  Pas shtyrjes së seancës së parë përgatitore, seanca e rradhës e planifikuar më datë 9.02.2017, u realizua me sukses. Përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së mjedisit ishin prezent në këtë seancë ku u bë e mundur dhe paraqitja e provave plotësuese. Përfaqësues të UNDP në Shqipëri vëzhguan seancën e parë, ndërsa në seancat në vazhdim edhe institucione të tjera ndërkombëtare, si: OSCE, Delegacioni Evropian etj, do të ndjekin vijueshmërinë e procesit.