Krijimi i plan-bizneseve sociale dhe projekt-ideve të “Smart City” nga të rinjtë e shkollave profesionale
EcoAlbania po vijon zbatimin e projektit “Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme” në kuadër të promovimit të Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Nxënësit e shkollave të mesme profesionale të hoteleri-turizmit “Hysen Çela”, Durrës, mekanikës “26 Marsi”, Kavajë dhe teknologjisë së informacionit “Gjergj Canco”, Tiranë kanë mirëpritur zhvillimin e orës së dytë mësimore gjatë muajit Mars.