Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Vjosa: Loja politike me të ardhmen e lumit të fundit të egër të Evropës

Sot, EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur informuan publikun në lidhje me zhvillimet e fundit për lumin e Vjosës. Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi në Twitter se: “Qeveria jonë ka shpallur Vjosën e sipërme, Park Kombëtar. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projektet e HEC-eve në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!”

CategoriesAktivitete

Zhvillimi i qëndrueshëm i luginës së Vjosës “mbledh” në takim Miqtë e Vjosës

Në vazhdën e takimeve të miqve të Vjosës, përfaqësues të institucioneve, gazetarë, dhe dashamirës të mjedisit u mblodhën më 15 tetor 2020 në Tiranë për të diskutuar mbi ecurinë e ngjarjeve në lidhje me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Vjosës. Takimi erdhi pas vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për refuzimin e lejes […]

CategoriesAktivitete Ti japim zë mbrojtjes së lumenjve

Beteja kundër hidrocentraleve bashkon komunitetet nga e gjithë Shqipëria

Nën sloganin “T’i japim zë mbrojtjes së lumenjve” banorë të prekur nga projektet e hidrocentraleve, avokatë dhe aktivistë u mblodhën në konferencën e organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, për të ndarë shqetësimet e tyre në lidhje me këto projekte dhe për t’u këshilluar nga ekspertë të mjedisit dhe avokatë mbi rrugët që mund të ndiqen për kundërshtimin e tyre.

CategoriesAktivitete Bashkëpunimi Rinor për Alpet Dinarike Ndërkufitare

Shkolla Verore Ndërkufitare: Të rinjtë e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi bashkohen për zhvillimin e rajonit të Alpeve

45 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u bënë pjësë e shkollës verore “Bashkëpunimi Rinor për Alpet Dinarike Ndërkufitare. EcoAlbania në bashkëpunim me partnerët ERA në Kosovë dhe Green Home në Malin e Zi zhvilluan shkollën verore në rajonin e Alpeve Dinarike Ndërkufitare