Takimi i Miqve të Vjosës
Në datën 21 mars 2018 u organizua takimi i radhës i Miqve të Vjosës, një traditë ku pjesëmarrësit bëhen bashkë për të folur mbi situatën aktuale të lumit dhe ide të reja në mbrojtje të kauzës ‘Vjosa pa diga’.
CategoriesAktivitete IniciativaNë datën 21 mars 2018 u organizua takimi i radhës i Miqve të Vjosës, një traditë ku pjesëmarrësit bëhen bashkë për të folur mbi situatën aktuale të lumit dhe ide të reja në mbrojtje të kauzës ‘Vjosa pa diga’.
CategoriesAktivitete IniciativaLëpushë, Shkodër, Gusht 2017. Për herë të tretë këtë vit, EcoAlbania ishte pjesë e shkollës verore të mbajtur në Alpet e Shqipërisë, organizuar nga Balkans Peace Park Project. Gjatë pesë ditëve të shkollës verore në datat 14 deri më 18 gusht, EcoAlbania ishte në Lëpushë duke zhvilluar orë mësimore me fokus edukimin mjedisor me të rinjtë e zonës.
CategoriesAktivitete IniciativaGrupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” edhe pse jo-formalisht ka filluar të operojë si i tillë që në 2015 duke koordinuar aksione të përbashkëta: lobimi, advokimi, reagimi qytetar etj përkundrejt bumit të madh të ndërtimeve të Hece-ve. Në dekadën e fundit nisur më tepër nga direktiva politike, sesa nga studime të mirëfillta shkencore, planifikimi i më shumë […]
CategoriesAktivitete IniciativaEkipi i EcoAlbania-s në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës iu bashkua edhe këtë vit projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe të fshatit Lëpushë në alpet e Shqipërisë. Edukimi mjedisor me fëmijët tashmë është bërë një traditë e EcoAlbania-s, ku për të tretin vit radhazi, ekipi i edukimit mjedisor ka zhvilluar aktivitete me fokus ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.
CategoriesAktivitete IniciativaMiqtë e Vjosës u mblodhën sërish këtë muaj për të biseduar mbi problematikën e ndërtimit të HEC-eve në lumin e fundit të egër në Evropë. Në çdo takim bashkohen miq të rinj të cilët angazhohen të mbështesin nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa. Këtij takimi iu bashkuan figura njohura të jetës artistike, politike, mediatike etj. […]
CategoriesNe Media IniciativaMbështetje për lëvizjen: PRO Nartës – JO Naftës Nga Prof. A. Miho* Nga shqetësimi i ngritur nga disa organizata mjedisore në vend jemi vënë në dijeni këto ditë për Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që jep leje për një shesh pusi, të quajtur ‘Zvërneci Perëndimor -1’, dt. 22.07.2015; vendimi paraprihet nga Deklarata Mjedisore e […]