Java Shkencore e deltës së Vjosës 2024: Delegacioni Shkencor eksploron deltën e paprekur të Vjosës

Njoftim i përbashkët për shtyp nga EcoAlbania, Euronatur dhe Riverwatch

++ 40 shkencëtarë bashkëpunojnë për të vlerësuar biodiversitetin dhe për të advokuar për përfshirje në Parkun Kombëtar të lumit të egër të Vjosës midis kërcënimeve të turizmit masiv ++

[Poro/Shqipëri, Vienë, Radolfzell, 26 prill 2024]— Nga data 22 deri në datën 28 prill 2024, një delegacion shkencor nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia mblodhën të dhëna të disiplinave të ndryshme në deltën e paeksploruar pjesërisht dhe të paprekur të Vjosës. Nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve and deri te monitorimi i përpiktë i cilësisë së ujit dhe mikroplastiës, çdo vrojtim i kësaj ekspedite synom të zbulojë rëndësinë ekologjike të kësaj zone dhe të advokojë për përfshirjen e tij në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës (WRNP) në përputhje me standartet e IUCN-së.

Një studim i ri tregon që delta e Vjosë s ë shtë një nga deltat e pakta të paprekura në mesdhe. Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre janë në gjendje të mirë. Vjosa dhe deltat fqinjë të lumenjve Shkumbin dhe Seman në Shqipëri përbëjnë deltat e fundit të mëdhadhedinamike,të cilatbartinvlerë të pakrahasueshmepërtë gjithë detinMesdhedheEuropën.

Kjo Javë Shkencore u mbajt në deltën e Vjosës, pasi ajo përballet me shumë kërcënime nga vizioni i qeverisë shqiptare për turizëm masiv. Së fundmi, qeveria planiYikon ndërtimin e një resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrrin e Donald Trump, brenda deltës së Vjosës. Sipas masterplanit të qeverisë për zonën, kjo është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gjithashtu brenda deltës, është tashmë në ndë rtim.

Delegacioni shkencor flet kundër planeve shkatërruese të qeverisë për turizëm masiv dhe advokon pë r një alternativë të pë rpuethshme ekologjikisht si eko-turizmi. “Gjetjet tona të para zbulojnë vlerë n e jashtëzakonshme ekologjike të deltës. E]shtë e dukshme për të gjithë shkencëtarët që morën pjesë në Javën Shkencore, që delta e Vjosës Meriton një status ruajtjeje të lartë dhe duhet të përfshihet në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa (WRNP). Në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën. Le t’i japim prioritet ruajtjes mbi zhvillimin. Shqipëtarët – dhe Europianët – meritojnë ta mbajnë këtë perlë natyrale.” deklaroi Prof. Fritz Schiemer, shkencëtari kryesor austriak nga Universiteti i Vienës.

“Gjetjet tona në vetëm 5 ditë kërkimi janë më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe qëndrojnë si një testament i biodiversitetit të pasur të deltës. Ndaj ne po draftojmë një raport gjithëpërfshirës të të dhënave tona dhe i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate dhe ta përfshijë atë në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në përputhje me standardet e IUCN”, pohoi Prof. Aleko Miho (Universiteti i Tiranës), shkencëtar kryesor shqiptar i ekspeditës.

Angazhimi i palëkundur i shkencëtarëve shënon një tjetër moment historik të rëndësishëm në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ruajtjen e ekosistemit të Vjosës. Java e Shkencore e Deltës së Vjosës bazohet në sukseset e ekspeditave të ngjashme pellgun e Vjosës në 2017 dhe 2021, të cilat luajtën një rol kryesor në nxjerrjen në pah të vlerave ekologjike të Vjosës, duke shmangur projektet hidroenergjetike dhe përfundimisht duke hapur rrugën për mbrojtjen e Vjosës si Parku Kombëtar i Lumit të Egër”.