INtv: Në mbrojtje të lumenjve. Shoqëria civile kundërshton ndërtimin e HEC-eve

“Shoqëria civile ka nisur të parën kauzë gjyqësore në mbrojtje të lumenjve nga ndërtimet e hidrocentraleve” , tha Besjana Guri nga EcoAlbania. Bëhet fjalë për betejën ligjore të nisur nga EcoAlbania, RiverWatch, Euronatur dhe 38 banorë të fshatit Kutë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit. Grupimi për mbrojtjen e lumenjve vendosi të ndjekë rrugën ligjore menjëherë pas dhënies së lejes për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.

Shoqëria civile i bën thirrje Qeverisë shqiptare që të zbatojë kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për zonat e mbrojtura si dhe të heqë dorë nga projektet që cënojnë integreitetin e zonave të mbrojtura në Shqipëri.


Informacionin më të detajuar mund ta gjeni në kronikën e përgatitur nga INtv Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *