17 janar 2024, Fier. Në shkollën 9-vjeçare “Alen”, udhëtimi ynë i edukimit mjedisor nisi me diskutime teorike mbi ndotësit kryesorë mjedisorë dhe mënyrat efektive për parandalimin e ndotjes njerëzore. Nxënësit morën pjesë duke ndarë njohuritë e tyre teksa ndërtuam dhe një model të mullirit me erë.
Eksplorimi ynë shtrihej te praktikat e thjeshta të përditshme, duke theksuar rëndësinë e zëvendësimit të plastikës me materiale të ri-përdorshme, konservimit të energjisë në rutinat ditore dhe menaxhimit të përgjegjshëm të mbeturinave. Nëpërmjet këtyre veprimeve të thjeshta, synuam të motivojmë zakonet e mira mjedisore.
Për të përmbyllur mësimin teorik, krijuam me letër një model të një mulliri me erë. Ky aktivitet praktik synonte kuptimin se si funksionojnë mullirët me erë në natyrë dhe si kontribuojnë në zgjidhjet e energjisë rinovueshme.
Falenderojmë shkollën “Alen” për bashkëpunimin e tyre dhe përkushtimin për të nxitur ndërgjegjësimin mjedisor tek nxënësit e tyre.