Në ditën e parë të pranverës, më 1 Mars 2024, në Shkollën 9-vjeçare të Konispolit, një orë e veçantë iu kushtua edukimit mjedisore. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i nxënësve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe për të ndarë me ta praktikat e mira për të mbrojtur natyrën.
Nxënësit, si gardianë të një natyre të mrekullueshme ku deti takon gjelbërimin, ndanë mënyrat dhe idetë e tyre për riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve për të përforcuar ndërgjegjësimin mjedisor.
Në një demonstrim praktik, u eksperimentua me një tollombacë dhe një pipë që përshkruan një rrugë përgjatë një filli. Ky ilustrim i veprimit dhe kundërveprimit, mund të krahasohet me natyrën, ku çdo veprim ka një kundërveprim, duke theksuar rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit dhe ruajtjes së tij.