Deklarata për mbrojtjen e lumit Vjosa nga Komuniteti lokal

Kjo deklaratë është hartuar në kuadër të turit të takimeve me komunitetin lokal të luginës së Vjosës, “Vjosa Tour” realizuar në periudhën dhjetor 2014-mars 2015, si pjesë e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” nga EcoAlbania. Ky përbën një dokument ku vetë banorët e komuniteteve lokale të Çarshovës, Petranit, Piskovës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt, Qesaratit, Anëvjosës, Selenicës etj. me firmosjen e tij, kanë shprehur vullnetin e tyre, kundër ndërtimit të digave përgjatë lumit Vjosa, pasi sipas tyre kjo do të përbënte shkatërrimin në mënyrë përfundimtare të kësaj pasurie të madhe që për ta ka vlera të pakrahasueshme ekonomike, historike, sociale dhe natyrore. EcoAlbania në rolin e lehtësuesit të kësaj nisme ka dërguar pranë Kryeministrisë vullnetin e përbashkët të OJF-ve të shprehur përmes një deklarate zyrtare.

Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhet: “Ne, banorët e luginës së Vjosës, i kërkojmë Kryeministrit të vendit tonë, Z. Edi Rama dhe Qeverisë shqiptare, të ndalojnë projektet hidroenergjetike dhe në vend të tyre të shpallin Vjosën Park Kombëtar, sipas standardeve ndërkombëtare të IUCN”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *