Gjendja e lumenjve të Ballkanit

Vlerësim hidromorfologjik dhe tendencat 13 vjeçare

 

Gjendja e lumenjve të Ballkanit

Vlerësimi i parë rajonal i krahasueshëm pas më shumë se një dekade dokumenton përkeqësimin e lumenjve të fundit të egër të Europës, me shtrirjet pothuajse natyrore që kanë rënë nga 30% në 23% që nga viti 2012 – një humbje tronditëse prej 2,450 kilometrash lumenjsh. Gjendja e lumenjve të Shqipërisë është përkeqësuar më shpejt se në çdo vend tjetër të Ballkanit, kryesisht për shkak të hidrocentraleve dhe rregullimit të lumenjve.
 
Vjenë/Radolfzell, 21 janar 2026 – Një vlerësim i ri gjithëpërfshirës mbi gjendjen hidromorfologjike të lumenjve në Ballkan ka zbuluar një përkeqësim dramatik dhe me ritme të përshpejtuara të ujërave të njohura për natyrën e tyre të paprekur. Raporti Statusi Hidromorfologjik i Lumenjve të Ballkanit 2025, i hartuar nga Dr. Ulrich Schwarz i Fluvius Vienna, financuar nga EuroNatur dhe Riverwatch në kuadër të fushatës Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës, ka analizuar 83,824 km lumenj në 11 vende. Ai tregon se përqindja e lumenjve pothuajse natyrorë ka rënë nga 30% në vitin 2012 në vetëm 23% në vitin 2025, ose rreth 2,450 km lumenjsh, ndërkohë që shtrirjet e lumenjve të modifikuar rëndë janë rritur.
Shkarkoni studimin e plotë, e përjetojeni vizualisht përmes story map-it, and dhe eksploroni të dhënat e reja në hartën interaktive.
 
Ballkani në tërësi: një tendencë rënëse
Studimi evidenton një model shqetësues në nivel rajonal:

Për fatin e keq të brezave të tanishëm dhe sidomos atyre të ardhshëm, qenia njerëzore nuk e ka trajtuar mjedisin me kujdesin që ai meriton. Por çdo krizë në të vërtetë krijon hapësirë për individë, grupe, nisma krijuese dhe ndërmarrëse që janë në gjendje të shohin një mundësi dhe ta kthejnë atë në diçka të vlefshme. Politikat strategjike ndërkombëtare, jo vetëm nxisin, por edhe financojnë nisma të tilla në përfitim të shoqërisë dhe planetit në tërësi. 

Në përgjithësi, organizatat e shoqërisë civile duket se kanë prirjen që të trajtojnë në nismat e tyre dukuri që u përgjigjen programeve të donatorëve dhe jo domosdoshmërisht misionit të tyre, nisur nga paqëndrueshmëria financiare me të cilën ato mund të hasen. Nga ana tjetër, një problem i tillë i zakoshëm për një pjesë të konsiderueshme, veçanërisht për organizatat e vogla apo ende të pakonsoliduara, pasqyrohet edhe në fragmentarizimin e shoqërisë civile. 

Ky manual, është hartuar jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë organizatave të shoqërisë civile (OSHC) që operojnë në fushat mjedisore për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre institucionale në kuadër të advokimit mbi çështje që lidhen me fushat e tyre të interesit, por edhe për të shërbyer si një mjet për rrjetëzimin ndërmjet tyre.  

Manuali thekson rëndësinë që ka rrjetëzimi për arritjen e misioneve të përbashkëta të organizatave të shoqërisë civile pavarësisht vendndodhjes gjeografike ku ato operojnë, si dhe krijon një panoramë më të qartë të mundësive për bashkëpunim ndërmjet tyre sipas 4 rjeteve tematike: rrjeti për legjislacionin mjedisor; rrjeti për ndotjen e mjedisit; rrjeti për biodiversitetin dhe faunën dhe rrjeti për advokimin mjedisor.