Rrjeti holandez i përcjelljes së materialeve elektronike në internet, “WeTransfer”, përkrahu më 28 prill 2021 çështjen e mbrojtjes së Vjosës duke e shpallur atë “Park Kombëtar”. Kompania vendosi si fotografi sfondi luginën e Vjosës me mbishkrimin “Përgjithmonë Vjosa!”.
Përdoruesit ftoheshin të ndihmonin në ndërgjegjësimin për kauzën duke parë dhe shpërndarë videon e fushatës “Vjosa Park Kombëtar Tani”. Mbështetja nga “WeTransfer” tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare, të cilat e mbuluan me raportime të ndryshme nga Shqiptarja.com, Exit.al, Dosja.al etj.
- “We Transfer” mbështet fushatën për lumin Vjosa (Exit.al)
- Fushata merr zë edhe jashtë Shqipërisë, Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosë (Shqiptarja.com)
- Fushata e lumit të Vjosës bëhet ndërkombëtare, edhe Wetransfer mbështet kauzën (Dosja.al)
- Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosa (BusinessMag.al)