Vjosa si destinacion turistik- mbledh miqtë e Vjosës në takim.


Vjosa si destinacion tursitik me potencial të lartë, ishte tema që bëri bashkë miqtë e Vjosës në takimin e tyre të radhës. Gazetarë, operatorë turistikë dhe dashamirës të natyrës u benë pjesë e takimit të miqve të Vjosës që u mbajt më 15 nëntor 2018, në Tiranë.

Miq të rinj iu bashkuan grupimit në këtë takim, të cilët sollën në vemëndje rëndësinë e mbrojtjes së luginës së Vjosës nga ndërtimi i hidroncetraleve dhe se si kjo luginë mund të zhvillohet pa lejuar projekte shkatërruese për mjedisin. “Duke zhvilluar turizmin natyror dhe fuqizuar bisneset lokale, komuniteti do të përfitonte më shumë se sa nga ndërtimi i hidrocentraleve , të cilët nuk janë në favor të të ardhmes së turizmit në zonë” u shpreh një nga operatorët turisik të pranishëm në takim. “Rasti i Nivicës është një nga modelet pozitive se si mund të zhvillohet turizmi rural në luginën e Vjosës duke restauruar shtëpitë e vjetra në bujtina pritëse për turistët”, shtoi një tjetër operator turistik pjësëmarrës në takim.

Ndërkaq, gazetarët e pranishëm në takim, sollën të dhëna zyrtare në drejtim të kontributit që jep indirekt sektori i turizimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto, i cili është gati 50% më i lartë në krahasim me kontributin që jep hidroenergjia. Sipas tyre, këto të dhëna tregojnë rëndësinë që ka zhvillimi i turizmit në Luginën e Vjosës, në krahasim me ndërtimin e digave mbi këtë lumë. “Gjatë hartimit të këtyre projekteve, duhet të mbahet parasysh edhe numri i të punësuarve që sjell sektori i turizmit, i cili është shumë herë më i lartë nëse do e krahasonim me zhvillimin e projektit të një hidroecentali”,-tha një prej gazetarëve.

Përpjekjet e grupimit të miqve të Vjosës në fushatën për të mbrojtur lumin e fundit të egër ne Evropë do të vazhdojnë duke mbështëtur vizionin për shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar. Nismat më të afërta janë ajo e prezantimit të çeshtjes së HEC-it të Poçemit dhe Kalivaçit në takimin e Komisionit të Përhershëm të Konventës së Bernës dhe publikimi i rezultateve të studimit shkencor në konferencën që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë nga grupi i shkencëtarëve kombëtar dhe ndërkombët