Tepelenë, 14 tetor 2022. Sot u zhvillua një vizitë e Komisionit Parlmentar të Vemprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit në luginen e Vjosës për të diskutuar mbi vizionin e mbrojtjes së Vjosës. Takimi i organizuar në Tepelenë nga Prezenca e OSCE në Tirane ka bere bashkë Deputetët e Kuvendit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, pushtetin Lokal, Shoqerinë Civile, etj.
Në fjalën e saj Ministrja e Mjedisit Znj. Kumbaro theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme dhe përgjegjësinë e madhe në angazhimin e qeverisë për mbrojetjen e luginës së Vjosës për t’i dhënë asaj statusin e Parkut Kombëtar. Vizita u zhvillua në mjediset e Qendrës Kërkimore të Vjosës, një nismë e përbashkët e Universitetit të Tiranës dhe EcoAlbania për të theksuar rëndësinë e ekosistemit unik të Vjosës nga pikëpamja shkencore. Funksionimi i saj mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim në Shqipëri.
Kryetari i komisionit Z. Pëllumbi, gjatë fjalës falenderoi të pranishmit për angazhimin dhe organizimin në këtë takim pasi e konsideroi të rëndësishëm sa i përket mjedisit dhe interesit të përbashkët, dhe po ashtu vuri në dukje mbështetjen e procesit nëpërmjet angazhimit të palëve të interesit dhe përpjekjet për të siguruar që në çdo fazë të tij, projekti për Vjosën të jetë i përqafuar nga të gjithe, për të mirën e përbashkët.
Olsi Nika, Drejtori Ekzekutiv i EcoAlbania, pasi shprehu nderin për mbajtjen e fjalës së mirëseardhjes në Qendrën Kërkimore të Vjosës, tha: “Për të mbërritur deri këtu ndoshta ka rrjedhur një Vjosë e tërë me perpjekjet e palodhshme të Shoqerisë Civile dhe shumë aktorëve të tjerë për të evidentuar vlerat e rralla të Vjosës dhe për ta mbrojtur atë në gjendjen natyrore. Sot ne jemi deshmitarë të një angazhimi publik dhe serioz të qeverisë për shpalljen e Vjosës dhe degëve të saj si Park Kombëtar dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e një lumi apo një pjese të biodiversitetit, por për një model të ri dhe të veçantë që Shqipëria edhe pse një vend i vogël dhe i prirur drejt zhvillimit të vrullshëm, po i ofron Evropës dhe botës në kuadrin e ruajtjes së natyrës. Dhe kur ky angazhim vjen në kontekstin e një krize energjitike si e tanishmja vlen të përshendetet dhe mbështetet dyfish”.
Në fjalën e tij, Nika u ndal edhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në mbrojtjen e lumit duke prezantuar përpjekjet e përbashkëta të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe Greqi për ruajtjen e Vjosës/Aoos-it, të cilat mund të shërbejnë si katalizator për koordinimin e punës edhe në nivel qeveritar. Këto përpjekje do të kontribuonin në shpalljen e Parkut të Parë Kombëtar Ndërkufitar të një lumi të egër në Evropë.