Sfidat e rrjetëzimit

Organizatat lokale të shoqërisë civile, të cilat angazhohen për çështjet mjedisore në Shqipëri, përballen me vështirësi të shumta si: mungesë kapacitetesh organizative, lidhje të dobëta, buxhete të limituara dhe aftësi të kufizuara marrëdhëniesh me publikun.

Pikërisht për të tejkaluar këto kufizime dhe për të zbutur fragmentarizimin mes organizatave është ngritur platforma e rrjetëzimit ENGONA (Enviromental NGO Network in Albania/Rrjetëzimi i Organizatave Mjedisore në Shqipëri).

Rrjetëzimi mundëson koordinim, bashkëpunim, tejkalim konkurrence mes organizatave dhe ngritjen e koalicioneve strategjike për solidarizim, veprim dhe advokim rreth kauzave mjedisore.

Përmes rrjetëzimit synohet shkëmbim informacioni, rritje dhe ndarje fondesh, koordinim programesh/aktivitetesh për fushata të përbashkëta advokimi. 

Nga rrjetëzimi përftohen praktika më të mira, ekspertizë për planet dhe politikat e organizatave, perceptim më pozitiv nga ana e publikut dhe ndikim më efektiv tek vendimmarrësit.

Për më shumë rreth teknikave dhe përfitimeve të rrjetëzimit kliko këtu për të parë infografikun ose këtu për t’u njohur me informacionin nëpërmjet një videoje të shkurtër grafike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *