Turi i Lumenjve të Ballkanit, rikthehet për të tretin vit rradhazi në Vjosë për të ndërgjegjësuar politikëbërësit dhe publikun mbi rëndësinë e lumenjve të lirë dhe për ti dhënë zë banorëve të prekur nga zhvilimi pakriter i hidrocentraleve. Balkan Rivers Defence nga Sllovenia dhe EcoAlbania do zhvillojnë disa aktivitete në Luginën e Vjosës dhe në Tiranë në datat 7-10 shtator 2018.
Turit të lumenjve të Ballkanit 3
Turi i Lumenjve të Ballkanit (BRT) filloi si një ide e çmendur dhe u shndërrua në aksionin më të madh të drejtpërdrejtë të mbrojtjes së lumenjve në Evropë. Kur ish sportisti Olimpik, kajakeri dhe biologu Rok Rozman filloi turneun në vitin 2016, qëllimi i tij ishte i thjeshtë: argëtimi duke lundruar me kajakë në lumenjtë e Ballkanit dhe ekspozimi i shkatërrimeve që hidrocentralet po shkaktojnë në rajon. Pas mbulimit mediatik ndërkombëtar të gjerë dhe protestave në Ballkan gjatë turit të parë, BRT u kthye në një tur kajaku dhe protestash të përvitshme ku të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen për të udhëtuar dhe vozitur në lumenjtë e Ballkanit, duke zbuluar lumenjtë e egër magjepsës dhe natyrën e egër të paprekur të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë. Përdorimi i kajakëve të rrjedhave të rrëmbyeshme si një mjet për të vënë në qendër të vëmendjes lumenjtë e panjohur që po shkatërrohen nga digat e mëdha dhe të vogla, BRT tërheq vëmendjen e vendimmarrësve, pastaj e kalon megafonin tek banorët lokalë, të cilët kërkojnë që lumenjtë e tyre të mbeten të egër, të mbrojtur dhe të lirë.
Aktivitetet e BRT 3 fillojnë në Vjosë
Këtë vit, turi i lumenjve të Ballkanit fillon në lumin Vjosë!
Aktivitetet që do të realizohen do të ndërthurin vozitjen me kajak, protestat, shfaqje filmi dhe çdokush është i mirëpritur të bashkohet në çdo fazë dhe aktivitet të turit.
- Të premten, më dt. 07.09.2018 fillon vozitja me kajak në Vjosë, në rrjedhën Këlcyrë-Tepelenë (10:00 – 15:00). Në orën 19:00 do të shfaqet filmi “Të padëmtuarit”, pranë Qendrës së Kulturës në Tepelenë.
- Të shtunën, më dt. 08.09.2018 vijon vozitja me kajak në një nga pjesët më të bukura dhe njëkohësisht më të kërcënuara të Vjosës, në rrjedhën Tepelenë-Poçem (11:00- 16:00). Kajakistët do të priten nga banorët lokalë në urën e Poçemit (vendi ku planifikohet të ndërtohet diga e Poçemit) dhe ku parashikohet të realizohet një aksion proteste. Ndërkohë në mbrëmje do të ngrihet kampingu pranë Hotel Poçemit.
Në ditët në vijim pasojnë aktivitetet që do të realizohen në Tiranë.
- Të dielën, më dt. 09.09.2018, ora 19:00 do të shfaqet filmi “The Undamaged” në Kinema Agimi.
- Të hënën, më dt. 10.09.2018 do të zhvillohet një protestë nga pjesëmarrësit e turit, banorët e zonave të prekura nga hidrocentralet e planifikuara të Poçemit dhe Kalivaçit dhe qytetarë të Tiranës tek Piramida, në orën 10:00.