Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Peticion online: Vjosa Park Kombëtar, e vetmja mënyrë për të mbrojtur Vjosën.

Lumi i fundit i egër në Evropë është në rrezik dhe statusi “Park Kombëtar” është i vetmi nivel mbrojtjeje që mund ta shpëtojë. Pas një dekade përpjekjesh për të mbrojtur lumin Vjosa, mbështetësit e kauzës po mblidhen për t’i kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, sa më parë. Firmos peticionin dhe ndaje me miqtë, në mënyrë që të bashkohen sa më shumë njerëz në këtë përpjekje, për të mbrojtur atë që natyra ka krijuar në mijëra vite.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës i bën thirrje qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës

Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, në mbledhjen e fundit, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe duke theksuar vlerat e njohura natyrore të kësaj zone kërkoi zbatimin e një regjimi të fortë mbrojtje. 

CategoriesNjoftime për shtyp

30 shkencëtarë studiojnë degët e Vjosës, të dhënat do përdoren në gjyqet kundër HEC-eve

Tepelenë, Vjenë, Radolfzell, 3 qershor 2021. Nga 30 maji deri më 5 qershor, një grup shkencëtarësh nga Austira, Gjermania, Shqipëria dhe Italia, kanë mbledhur të dhëna multidisiplinare në dy degë kryesore të Vjosës, në Shushicë dhe Bënçë.  Kjo javë kërkimore është vazhdimi i një nisme të njëjtë të ndërmarrë në Vjosë në vitin 2017, e […]

CategoriesNe Media

“WeTransfer” mbështet fushatën për Vjosën, përkrahja e tyre tërheq vëmendjen e mediave

Rrjeti holandez i përcjelljes së materialeve elektronike në internet, “WeTransfer”, përkrahu më 28 prill 2021 çështjen e mbrojtjes së Vjosës duke e shpallur atë “Park Kombëtar”. Kompania vendosi si fotografi sfondi luginën e Vjosës me mbishkrimin “Përgjithmonë Vjosa!”. Përdoruesit ftoheshin të ndihmonin në ndërgjegjësimin për kauzën duke parë dhe shpërndarë videon e fushatës “Vjosa Park […]

×