Panorama: “Kuçedra” që po shter lumenjtë e Shqipërisë
Të gjithë shpresojmë se Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë dhe më e arrirë. Pjetër Budi e krahasonte me parajsën, Naim Frashëri donte të rronte e ta shihte zonjë. Por, siç po venë punët e me çka po na shohin sytë, nesër vendi ynë do të ketë humbur dhe të vetmen pasuri natyrore të mbetur deri tash pa u shkatërruar plotësisht nga tranzicioni, lumenjtë lumorë, nga Jugu në Veri, se sa për tata fushorë ka kohë që u kanë dalë brinjët e shprishur, shtretërit, nga gllabërimi i inerteve.