Banorët e Thirrës fitojnë çështjen në gjykatë, kundër HEC-eve
Në 24 shkurt, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi anulimin e lejes për ndërtimin e dy HEC dhe një fabrike uji në fshatrat Thirrë, Sang dhe Hebë. Vendimi i gjykatës shënon një tjetër fitore ndaj çështjeve mjedisore duke mbrojtur mjedisin të kërcënuar nga aktivitete ekonomike në kundërshtim me ligjet.