Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media Njoftime për shtyp

Leonardo DiCaprio ngre zërin për Vjosën

Mbështetja më e spikatur për Vjosën: Leonardo DiCaprio rrit ndërgjegjësimin për lumin e fundit të egër të Evropës – Vjosën – dhe kërcënimin me të cilën po përballet! “Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë?”, shkruan ai në profilin e tij të instagramit i cili ndiqet nga më shumë se 40 milion persona.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Dy ditë për shkencën e lumenjve të egër

Më 18 dhe 19 Tetor, Shqipëria u bë një pikë e nxehtë e shkencës së ujërave të ëmbla. Shkencëtarë të njohur nga SHBA, Japonia dhe shumë vende evropiane morën pjesë në Simpoziumin Shkencor të Lumenjve të Egër dhe Natën e Lumenjve të Egër në 18 Tetor në Tiranë. Ditën pasardhëse, ata e kaluan duke lundruar me varka, në lumin e fundit të egër Evropës – në Vjosë. Ishin dy ditë që bashkuan shkencëtarët dhe forcuan përpjekjet e tyre për të shpëtuar lumenjtë e fundit të lirë. 

CategoriesNjoftime për shtyp

Raporti: Subvencionet e kushtueshme të hidrocentraleve bëjnë kërdi mjedisore në Shqipëri

Subvencionet publike jo proporcionale për hidrocentralet e vogla në Ballkanin Perëndimor kanë rezultuar në dëme të shumta në mjedis, thuhet në studimin e publikuar nga Rrjeti CEE Bankwatch. Edhe pse po ndryshon sistemin e tij të subvencioneve, Shqipëria mbetet vendi që po paguan më shumë në rajon për prodhuesit e vegjël të hidrocentraleve, tregon raporti.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa, përmes lentes së 7 fotografëve

Është çelur në Muzeun Historik Shqiptar ekspozita “Vjosa – Perla e egër e Evropës”, me rreth 50 fotografi nga lugina e Vjosës, të realizuara nga fotografë shqiptarë dhe të huaj. Ekspozita paraqet punën e 7 fotografëve, të cilët kanë dokumentuar peizazhet e mrekullueshme të luginës së Vjosës, vlerat natyrore, jetesën e komuniteteve, biodiversitetin, kërcënimet që i kanosen lumit të fundit të egër në Evropë dhe momente të rëndësishme gjatë betejës për ta mbajtur atë të lirë.

×