Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës thirrje qeverisë për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar dhe vendim për të vlerësuar nga afër situatën me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Tiranë, 8 dhjetor 2021. Tre çështje mjedisore sensitive kanë marrë vëmendje në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës të mbajtur më 29 nëntor – 03 dhjetor 2021 në Strasburg: Statusi i mbrojtjes së lumit Vjosa, projekti i aeroportit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe procesi i rishikimit të kufinjve të rrjetit të zonave të mbrojtura. Komiteti vendosi të mbajë të hapur çështjen e lumit Vjosa si dhe të zhvillojë një vlerësim të situatës në terren në 2022 në lidhje me aeroportin e Vlorës.

CategoriesAktivitete

Peticion online: Vjosa Park Kombëtar, e vetmja mënyrë për të mbrojtur Vjosën.

Lumi i fundit i egër në Evropë është në rrezik dhe statusi “Park Kombëtar” është i vetmi nivel mbrojtjeje që mund ta shpëtojë. Pas një dekade përpjekjesh për të mbrojtur lumin Vjosa, mbështetësit e kauzës po mblidhen për t’i kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, sa më parë. Firmos peticionin dhe ndaje me miqtë, në mënyrë që të bashkohen sa më shumë njerëz në këtë përpjekje, për të mbrojtur atë që natyra ka krijuar në mijëra vite.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës i bën thirrje qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës

Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, në mbledhjen e fundit, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe duke theksuar vlerat e njohura natyrore të kësaj zone kërkoi zbatimin e një regjimi të fortë mbrojtje. 

CategoriesRaporte

Studimi i ri: Biodiversiteti, ndikimet e mundshme dhe kuadri ligjor për zhvillimin e energjisë hidrike mbi lumin Vjosa

Ky studim nga njëra anë nxjerr në pah vlerat e shtratit të lumit Vjosa si një nga pikat e pakta referuese mbi pellgjevt lymore më dinamike në Europë dhe nga ana tjetër vë në dukje shkatërrimin kolosal që digat mund të kenë mbi shtratin e lumit. Vetëm një digë e vetme do ta shkatërronte në mënyrë të konsiderueshme vazhdimësinë ekologjike të një lumi të pacënuar.

CategoriesAktivitete

Mbjellje pemësh në vend të HEC-it

 Sot në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, EcoAlbania mbolli 25 pemë bliri si pjesë e nismës “Pylli i shpresës” në luginën e Vjosës: një iniciativë e ndërmarrë për ri-pyllëzimin e luginës së Vjosës. Me kërkesë të komunitetit të zonës dhe si një formë mbështetje të komuniteteve që po kundërshtojnë projektet e HEC-eve në luginën e Vjosës kjo nismë vjen pikërisht në fshatin Zhulat. 

×