Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Studimi i fundit i Bankwatch: HEC-et e vegjël të financuar nga Evropa po shkatërrojnë peizazhet në Shqipëri

Nga vizitat në terren në hidrocentralet e Rrapunit dhe Tërnovës, të zhvilluara në fillim të Qershorit 2017 është konstatuar një mungesë pothuajse e plotë e zbatimit të monitorimit nga ana e autoriteteve shqiptare. Të dy këto projekte janë financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në të dyja rastet dëmtimet në mjedis janë shoqëruar edhe nga pakësimi i ujit të përdorshëm për banorët e zonave ku këto HEC-e janë ndërtuar. Infrastruktura mbështetëse si rrugët e aksesit kanë shkaktuar një dëmtim të mëtejshëm të këtyre mjediseve natyrore.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase duhet të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar

Shkup, Radolfzell, Strasburg. Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e tij të përvitshme, që u mbajt në datat 5-8 Dhjetor vendosi se planet për 17 hidrocentrale në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti i Përhershëm theksoi shqetësimin e tij kryesor lidhur me vijimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla brenda parkut.

 

CategoriesRaporte

Studim i përditësuar mbi HEC-et: Cunami i HEC-eve në Ballkan po përshpejtohet

Cunami i HEC-eve ka filluar të vijë rrotull, në studimin e  përditësuar të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” vihet në dukje shtrirja e kërcënimit për zemrën blu të Evropës. Aktualisht nga Sllovenia në Greqi janë të planifikuar rreth 2800 HEC-e dhe 187 janë në ndërtim, ku më shumë se 1,000 (ose rreth 37%) prej tyre brenda Zonave të Mbrojtura të kategorive të ndryshme (118 brenda Parqeve Kombëtare, 547 brenda zonave Natura 2000 dhe pjesa tjetër në zonat e kategorive të tjera të mbrojtjes). Që nga viti 2015 janë ndërtuar rreth 160-180 HEC-e në gjithë rajonin.

CategoriesAktivitete

Mos ma prek Vjosën-Koncert sensibilizues

Mos ma prek Vjosën! Xhevahiri i egër i Evropës. Koncert sensibilizues në mbrojtje të Lumit Vjosa   Elina Duni |Eda Zari Gent Rushi|Rob Luft| Vlashent Sata| Marsela Çibukaj|Linda Rukaj|Charles Lamouroux|Ermal Rodi| Florian Garcin|Emiljan Dhimo| Grupi Polifonik Lunxhëria|Grupi i Bënçës| Blerat & Besfort Këpuska| Dj. ODA Artistët kthehen serish, fill pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma […]

CategoriesNe Media

Dy specie të reja në Vjosë – mediat raportojnë

Gjetjet nga puna kërkimore e shkencëtarëve në lumin e Vjosës janë bërë publike në një konferencë për shtyp të mbajtur nga 3 përfaqësues të ekipit të shkecëtarëve më 19 shtator 2017 në Tiranë. Dy lloje të reja për shkencën janë zbuluar në zonën e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Mediat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë raportuar mbi këtë lajm interesant si dhe mbi rëndësinë e realizimit të matjeve të mëtejshme të transportit të sedimenteve, si një nga rekomandimet e shkencëtarëve.

×