CategoriesNe Media Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Turi i lumenjve të Ballkanit mbërrin në Shqipëri

Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj nga vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rendësin e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë. Porta e parë pritëse për turin në Shqipëri ishte Valbona, e më pas Osumi dhe në finale Vjosa.

CategoriesNe Media

Botapress: Zëri i Tropojës, JO hidrocentraleve në rrjedhën e Valbonës

“Jo Hidrocentraleve në Valbonë”, ishte moto e reagimit të sotëm kundër Vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Valbona. Ekologët protestues të ardhur nga disa shtete të Evropës, por edhe nga SHBA-ja, pas një turneu nëpër disa vende të Ballkanit, kishin ardhur edhe në Shqipëri, për të ngritur zërin dhe solidarizuar me vendësit, për ta penguar vendimin e Qeverisë shqiptare, për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Valbonës, përkatësisht në rrjedhën e lumit të Valbonës.

CategoriesNe Media

Top Channel: Epidemia e HEC-eve

Nga Top Show / Top Channel Në pjesën e parë diskutohet për hidrocentralet në Valbonë. Lugina e Valbonës do të nënshtrohet nga HEC- et. Mbi 25 km të lumit Valbonë janë dhënë lejet që do të ndërtohen 14 HEC– e të konsideruara nga shoqëria civile si investime kundër natyrës , 9 prej tyre do të […]

CategoriesNe Media

Banorët e luginës së Valbonës, të shqetësuar nga ndërtimi i hidrocentraleve

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Lugina e Valbonës shtrihet midis majash të larta e të thepisura duke krijuar një peizazh shumë ngjyrësh dhe mbresëlënës. Çdo vit mbi 28 000 turistë vizitojnë këtë luginë duke i siguruar banorëve të saj një jetesë normale të bazuar në turizmin familjar. Por së fundmi banorët, […]

×