Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

228 shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

228 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar përpjekjes së aktivistëve dhe studiuesve shqiptarë për të mbrojtur lumin Vjosë, ndërsa i kanë dërguar të mërkurën kryeministrit Rama kërkesën e tyre zyrtare për një moratorium 3-vjeçar. Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i janë bashkuar nismës së aktivistëve që i kërkojnë qeverisë shqiptare moratorium të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

CategoriesNe Media

JavaNews: Ekskluzive. Pa Reformën në Drejtësi anëtarësimi në BE vihet në rrezik

Ulrike Lunacek, zëvendës/ presidentja e Parlamentit Evropian, anëtare e Grupit të të Gjelbërve në Parlament, flet për Reformën në Drejtësi, Brexit, zgjerimin e Ballkanit Perëndimor,  Kosovën, por edhe rezistencën për ndërtimin e digave në lumenjtë e vendit etj. Intervistoi Ben Andoni Gruaja energjike që raporton për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për mjedisin dhe komunitetin […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Lumi Vjosa sërish në Parlamentin Evropian

Bruksel 29 Qershor 2016. Në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” EcoAlbania së bashku me RiverWatch dhe EuroNatur solli në vëmendjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e fundit natyror në Evropë. Drejtuar nga Zv. Presidentja e PE, Ulrike Lunacek, me datë 29 Qershor 2016, […]

CategoriesNe Media

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.