Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Koncerti Vjosa Forever në Tepelenë bën bashkë artsitët e mirënjohur për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Artistët e mirënjohur të skenës shqiptare mbajtën koncertin “Vjosa Forever” në Tepelenë në mbështetje të fushatës për shpalljen e lumit Vjosa dhe degët e tij Park Kombëtar. Mbështetës të shumtë të Vjosës mbushën sheshin “Lord Byron” në Tepelenë dhe u bënë pjesë e këtij koncerti madhështor ku ndoqën performancat e elektrizuese të artistëve: Eugent Bushpepa, Elina Duni, Shpat Deda, Eda Zari, Vlashent Sata, Asgje Sikur Dielli, Florjan Binaj, Linda Rukaj, Grupi Isopolifonik i Tepelenës dhe Dj Cool.