Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme

Panairi “Rescue food” – Kuzhinierët e ardhshëm ofrojnë alternativa për konsum të përgjegjshëm

25 Maj 2018, Durrës. Një panair i veçantë ushqimor është organizuar nga nxënësit e shkollës së Mesme Teknologjike “Hysen Çela”, Durrës me qëllim ndërgjegjësimin mbi konsumin e përgjegjshëm. Panairi “Rescue food” u shndërrua në një festë e veçantë që shënoi edhe përmbylljen e projektit “Nxitja e sipërmarrjes tek të rinjtë e shkollave të mesme”, me nxënësit e kësaj shkolle.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme

Punët e gjelbra: qasja e të rinjve ndaj zhvillimit të qëndrueshëm

EcoAlbania nisi zbatimin e projektit “Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme” në kuadër të promovimit të Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Nxënësit e shkollave të mesme profesionale do të informohen mbi OZhQ-të, ekzistencën e “punëve të gjelbra” dhe mundësitë e zhvillimit të profesioneve të tyre duke mbetur miqësorë me mjedisin.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Edukim mjedisor me të rinjtë në Lëpushë

Lëpushë, Shkodër, Gusht 2017. Për herë të tretë këtë vit, EcoAlbania ishte pjesë e shkollës verore të mbajtur në Alpet e Shqipërisë, organizuar nga Balkans Peace Park Project. Gjatë pesë ditëve të shkollës verore në datat 14 deri më 18 gusht, EcoAlbania ishte në Lëpushë duke zhvilluar orë mësimore me fokus edukimin mjedisor me të rinjtë e zonës.

CategoriesNe Media

A1 NEWS: Speciale shkolla verore Valbonë

Ekipi i EcoAlbania-s iu bashkua edhe këtë verë projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe Lëpushës. Edukimi mjedisor me fëmijët tashmë është bërë një traditë e EcoAlbania-s, ku për të tretin vit radhazi,  ekipi i edukimit mjedisor ka zhvilluar aktivitete me fokus ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Edukimi Mjedisor në alpe 2016

Ekipi i EcoAlbania-s në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës iu bashkua edhe këtë vit projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe të fshatit Lëpushë në alpet e Shqipërisë. Edukimi mjedisor me fëmijët tashmë është bërë një traditë e EcoAlbania-s, ku për të tretin vit radhazi,  ekipi i edukimit mjedisor ka zhvilluar aktivitete me fokus ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.