Studimi i ri: Biodiversiteti, ndikimet e mundshme dhe kuadri ligjor për zhvillimin e energjisë hidrike mbi lumin Vjosa
Ky studim nga njëra anë nxjerr në pah vlerat e shtratit të lumit Vjosa si një nga pikat e pakta referuese mbi pellgjevt lymore më dinamike në Europë dhe nga ana tjetër vë në dukje shkatërrimin kolosal që digat mund të kenë mbi shtratin e lumit. Vetëm një digë e vetme do ta shkatërronte në mënyrë të konsiderueshme vazhdimësinë ekologjike të një lumi të pacënuar.