Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

BalkanWeb: Shkencëtarët: Vlerësimi mjedisor për HEC-in e Poçemit në Vjosë, farsë

Shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësueseve të tjerë të qeverisë në lidhje me hidrocentralin e Poçemit në Vjosë. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis  (VNM) për HEC-in e Poçemit në lumin Vjosa.Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është në harmoni me natyrën. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtj hidrocentrali. Me këtë kritikë, shkencëtarët mbështesin edhe argumentimin e shqetësimin e kolegëve të tyre nga Universiteti i Tiranës.

CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët e njohur konfirmojnë: Vlerësimi mjedisor për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë është një farsë

Para festave të fundvitit 2016, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë kanë marrë një letër nga shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për hidrocentralin e Poçemit në lumin Vjosa.  Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është harmoni me natyrën. Megjithatë sipas shkencëtarëve kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtij hidrocentrali.

CategoriesNe Media

BalkanWeb: Grupi Patagonia, pjesë e setit fotografik nga Roland Tasho

Tiranë- Një set i rrallë fotografish është realizuar së fundi nga fotografi i mirënjohur Roland Tasho. Tasho ka fotografuar me kostume popullore shqiptare mjaftë personazhe të huaj, personalitete të njohur të fushës së politikës, artit e sportit. Fotografi rrëfen për “BalkanWeb” se ka bërë pjesë të albumit të tij emra të njohur, të cilët kanë […]

CategoriesNe Media

Top Channel: Valbona, pa asnjë HEC. Qeveria tërhiqet, por jo protestuesit

Qeveria duket se e ka rishikuar qëndrimin e saj për hidrocentralet mbi Valbonë. Tashmë vetëm dy prej tyre do të ndërtohen, edhe ato në përputhje me natyrën dhe kulturën lokale. Por për vet banorët, që duan një Valbonë të virgjër nga ndërhyrjet e njeriut, kjo nuk duket të jetë mjaft. Alarmit të tyre po i bashkohen edhe njerëz të artit dhe politikës.

CategoriesNe Media

27.al: Ekspertët e pavarur: Shkelje të rënda të lejeve mjedisore në HEC-et e Valbonës

Një grup ekspertësh mjedisi prej 9 personash me tituj shkencorë kanë bërë ekspertizë të pavarur nëse leja mjedisore e dhënë në vitin 2013 për ndërtimin e dy HEC-ve në Dragobi, është bazuar në argumente shkencore. Kjo ekspertizë e kohëve të fundit e dhënë nga Dr. Abdulla Diku, Prof. Dr. Anila Paparisto, Prof. Dr. Aleko Miho Dr. Ermelinda Mahmutaj, Prof. Dr. Ferdinand Bego, Prof. Dr. Lulëzim Shuka, Msc. Olsi Nika, Prof. Dr. Petrit Hoda dhe Prof. Dr. Spase Shumka arrin në përfundimin se leja mjedisore për dy hidrocentralet e kontratës së parë në Dragobi përmban shumë mangësi dhe përfundime me të meta të rënda ne studimin mjedisor.

×