Vijojnë forumet lokale në kuadër të nxitjes së nismës ligjore qytetare mjedisore – Mbahet takimi i dytë në Tepelenë
Në vijim të veprimtarisë lobuese dhe advokuese për përmirësimin e legjislacionit për koncesionet e HEC-eve në Shqipëri, Eco Albania ka vijuar me zhvillimin e forumeve lokale me Organizatat Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore.
Më datë 23 Qershor 2018 u zhvillua takimi i dytë në Tepelenë, me pjesëmarrës organizatat lokale mjedisore, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të Bashkive Tepelenë dhe Memaliaj, DRM Gjirokastër, Prefektura e Qarkut Gjirokastër, gazetarë, etj.