Raporti vlerëson tipologjinë e banesave, koston e energjisë elektrike kundrejt të ardhurave, përdorimin e energjisë elektrike dhe cilësinë e jetesës si një fenomen të lidhur ngushtë me varfërinë energjetike. Vlerësimi paraqet situatën në Tiranë, duke nxjerrë më në pah faktin që kostoja e faturës së energjisë elektrike shpesh është e papërballueshme nga familjet me të ardhura të ulëta dhe rëndon te familjet me të ardhura mesatare mujore mbi 50 000 lekë.