Njoftime për shtyp

Protestë ndërkombëtare kundër shkatërrimit të lumit të fundit të egër të Europës  

Njoftim i përbashkët për shtyp nga Riverwatch, EuroNatur dhe EcoAlbaniaBRT_logo_rgb1

++ Dita e 33-të e Turit të Lumenjve të Ballkanit: protestë e organizuar nga kajakistët, politikanët, banorët dhe mbrojtësit e natyrës kundër digave të planifikuara për tu ndërtuar në lumin Vjosë ++ Qeveria do të ndërtojë diga të mëdha ++ Mjedisorët  kërkojnë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar++

Qesarat, Tepelenë, Shqipëri, 18 Maj 2016. “Vjosa – Jo diga!” Ishte slogani që i drejtohej në ditën e sotme Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Rreth 150 njerëz – kajakistë nga e gjithë Evropa, parlamentarë shqiptarë, banorë,  artistë, pjesëtarë nga organizata shqiptare e ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit si operatorë turistik si dhe Nën Kryetarja e Parlamentit Europian – u mblodhën në brigjet e Vjosës dhe i bënë thirrje Kryeministrit të ndalojë ndërtimin e digave të planifikuara në Vjosë.

DCIM100MEDIADJI_0091.JPG

Foto: Oblak Aljaz

Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, dhe përbën një ekosistem dinamik të rrallë në Evropë. Në një largësi prej 270 kilometra – që nga Malet e Pindit deri në detin Adriatik  – lumi rrjedh i lirë dhe i pandërprerë.

Megjithatë, qeveria shqiptare ka vendosur së fundmi të ndërtojë një hidrocentral të madh, konçesionin për ndërtimin e të cilit e ka marrë një kompani turke.  Hidrocentrli i “Poçemit” përfshin ndërtimin e një dige 25 metra të gjatë, e cila do të shkatërrojë një nga pjesët me më shumë vlera nga ana ekologjike të lumit. Popullata e shpendve të këtij thesari natyror nuk është eksploruar ende dhe interesi për studimin e tyre është shumë i lartë.

Projekti i hidrocentralit të Poçemit do ta shkatërronte këtë lum unik me një goditje të vetme. “Është një mrekulli që një lum i tillë ekziston ende dhe përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe Europën. Bllokimi i këtij lumi do të ishte një krim ndaj natyrës dhe do të tregonte një mungesë kapaciteti kundrejt mbrojtjes së natyrës në Europë”, thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch si dhe koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Në deklaratën e tij në raportin e zgjeruar të Prillit të vitit 2016, Parlamenti Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare”të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosa dhe në zonat e mbrojtura, të rregullojë cilësinë e Raportit të ndikimit në mjedis (VNM) sipas standarteve europiane dhe të informojë e të përfshijë publikun në proçedurat e planikimit. Deri tani, këto kërkesa janë injoruar totalisht për sa i përket projektit të Poçemit.

“Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe do të ishte katastrofike nëse një nga thesaret më të vyera natyrore që vendi ka për të ofruar të humbasë. Të paktën, qeveria duhet të vlerësojë projektin e Poçemit sipas standarteve europiane para se të firmosë lejen për ndërtimin e tij” tha Ulrike Lunacek, NënKryetarja e Parlamentit Europian. “Ndërkohë që vendeve të Bashkimit Europian i kërkohet të përmbushin kërkesat e Direktivave në Kuadër të Ujit, këto kritere janë vendosur dhe tejkaluar në vendet e Ballkanit Perëndimor, për më tepër në Shqipëri”. Ky avantazh nuk duhet të nënvlerësohet në emër të bumit të hidrocentraleve”.

Deputetja Arta Dade inkurajoi banorët për mbrojtjen e lumit të tyre dhe u shpreh se “shresoj që  Kryeministri ta ketë në vëmendje mbrojtjen e këtyre pasurive natyrore në mënyrë që të kemi një zhvillim të balancuar të burimeve natyrore”

L1210428

Foto: Oblak Aljaz

Gabriel Schwaderer, drejtor i EuroNatur, organizata koorditore e fushatës ” Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” bashkë me Riverwatch, kërkon mbrojtjen e lumit: “Ne kërkojmë që e gjithë Vjosa – që nga malet deri në detin Adriatik – të shpallet Park Kombëtar, Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Europë. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ekonominë e luginës. Të gjithë banorët e luginës mbështesin këtë kërkesë sepse ata e dinë potencialin që ka një Park Kombëtar në aspektin e zhvillimit të eko-turizmit.

Olsi Nika nga EcoAlbania dhe koordinator kombëtar i kësaj fushate në Shqipëri i vë theksin mungesës së konceptit të duhur për energjinë në Shqipëri: “Janë planifikuar të ndërtohen 400 hidrocentrale duke kërcënuar praktikisht çdo lumë të vendit, ndërkohë që potenciali më i madh – energjia diellore – është lënë totalisht e pashfrytëzuar. Nuk ka politika për energjinë, vetëm politikë digash.

Kajakistë nga Shqipëria, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Hollanda dhe SHBA morën pjesë në aktivitetin e ditës së sotme. Ky aktivitet ishte pjesë e “Turit të Lumenjve të Ballkanit” – një aktivitet i kajakistëve nga e gjithë Europa kundër tsunamit të digave që i kanoset lumenjve të Ballkanit. “Ne kemi vozitur lumenj midis Sllovenisë e Shqipërisë për 33 ditë. Finalja e madhe e turit është në Vjosë – në mbretëreshën e lumenjve të Ballkanit. Ndërtimi i digave në të është i papranueshëm. Ne jemi këtu për të mbajtur qëndrim kundër tyre”, thotë Rok Rozman, nismëtari i turit dhe ish-kampion Olimpik.

Në 20 Maj 2016, turi përfundon në Tiranë ku gjithë vozitësit do të marshojnë me kajakët e tyre për te zyra e Kryeministrisë për të dorëzuar një dhuratë të veçantë: një kajak të zbukuruar me qindra firma kundër digave të planifikuara në Vjosë dhe për shpalljen e saj Park Kombëtar.

Informacion shtesë

  • Protesta ishte pjesë e Turit të Lumenjve të Ballkanit: për 35 ditë, kajakistët e vendeve të ndryshme po vozisin lumenjtë më mahnitës dhe më të kërcënuar të Ballkanit me qëllim për të tërhequr vëmendjen te tsunami i pashmangshëm i digave. Drejtuar nga sportisti i dikurshëm i Lojërave Olimpike në Slloveni, Rok Rozman, turi filloi në 16 Prill në lumin Sava të Sllovenisë dhe do të mbarojë në 20 Maj në Tiranë, Shqipëri.

Turi i Lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e nisur nga EuroNatur dhe Riverwatch me qëllim mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi i pashmangshëm i tyre si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve. Turi i Lumenjve të Ballkanit është një iniciativë e LeewayCollective, EuroNatur, Riverwatch dhe WFF Adria dhe që mbështetet nga Patagonia, MavaFoundation dhe Manfred-Hermsen-Stiftung.

  • Na ndiqni online

Faqja e webit: www.ecoalbania.org ; http://www.balkanriverstour.com dhe http://balkanrivers.net/en/balkan-rivers-tour

Facebook: https://www.facebook.com/balkanriverstour/?fref=nf

Instagram: https://www.instagram.com/balkanriverstour/

Kontakte

Katharina Grund (EuroNatur), [email protected], +49 7732 9272 10
Cornelia Wieser (Riverwatch), [email protected], +43 650 4544784

OlsiNika – EcoAlbania: [email protected] +355 69 29 44 757

RokRozman (Leeway Collective), [email protected],   +386 51 421 303