Në mbrojtje të Vjosës, studiuesit: Stop projekteve energjetike

Kronikë, Top Channel

Mbrojtja e lumit Vjosë ka qenë në qendër të vëmendjes në një takim të zhvilluar në qytetin e Tepelenës.

Gjatë takimit me komunitetin e Tepelenës dhe Memaliaj. (c) O. Nika/ EcoAlbania

Nën logon “Fushata për zemrën blu”, EcoAlbania organizoi takimin e rradhës me komunitetin e luginës së Vjosës. Synimi i këtij takimi ishte sensibilizimi i banorëve për të mbrojtur një nga pasuritë e vyera të zonës, siç është Vjosa, një lum deri tani pa ndërhyrje dëmtuese që ndikojnë në ekosistemin e tij.

Si shkak për këtë takim ka shërbyer tendenca gjithmonë në rritje e shfrytëzimit të ujërave të këtij lumi për ngritjen e hidrocentraleve. Janë lëshuar 8 liçenca për të shfrytëzuar rrjedhën e këtij lumi për prodhim të energjisë elektrike.

Kjo tendencë është shpalosur ndjeshëm në Ballkan, por më e theksuar është në Shqipëri. Janë 550 HEC-e që janë parashikuar të ndërtohen në Ballkan, nga të cilët 350 në Shqipëri, disa prej të cilëve janë ndërtuar e disa të tjerë janë në ndërtim, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme nuk kanë nisur ende si investim.

Për Ulrihch Eichelmann, studiues me një eksepriencë 25-vjeçare në mbrojtjen e lumenjve, Vjosa është i vetmi lum i egër në Europë që është i paprekur dhe rrjedh natyrshëm për këtë arsye ajo është e rëndësishme jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për të ardhmen ekonomike të zonës.

Në fund të këtij takimi është firmosur një peticion drejtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare që të ndalojnë projektet hidroenergjitike dhe të shpallin Vjosën Park Kombëtar.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *