Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka publikuar së fundmi një draft me 12 rekomandime për qeverinë shqiptare në lidhje me planet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë. Ajo rekomandon qeverinë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës e Bernës dhe i kërkon asaj të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme. Ky lajm është raportuar edhe nga mediat kombëtare si më poshtë:
Scan TV VOA – Zëri Amerikës BIRN – Reporter.al