Ne Media

Eurodeputetët letër Ramës për HEC-et në Vjosë dhe Valbonë

 
Pesë Eurodeputetë i kanë dërguar një letër të hapur Kryeministrit Rama ku mbështesin vendimin e qeverisë për mos lejimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa dhe planet për shpalljen e gjithë luginës Park Kombëtar.
 
Ky vendim është vlerësuar si një shenjë pozitive e angazhimit të Shqipërisë në procesin e negociatave për antarësimin në BE.
 
Për më tepër ata kanë ngritur shqetësimin mbi projektet e tjera të hidrocentraleve që aktualisht po rrezikojnë natyrën e Shqipërisë, përfshirë atë në Parkun Kombëtar të Valbonës.
 
Ata i kanë kërkuar kryeministrit të rishikojë projektet dhe praktikat në lidhje me hidroenergjinë dhe të tregojë të njejtin angazhim për të ruajtur trashëgiminë e mrekullueshme natyrore të vendit.
 
 
Lajmi u raportua në mediat kombëtare:
 

Gjeni më shumë raportime më poshtë: