Dita Botërore e Ujit 2022 – Ujërat nëntokësore: Mëlçia e lumenjve tanë

22 mars 2022. Tema e Ditës Botërore të Ujit këtë vit është “të bëjmë të padukshmen të dukshme” duke i kushtuar vëmendje të veçantë rëndësisë së ujërave nëntokësore. Ujërat nëntokësore janë burimi më i rëndësishëm i ujërave të ëmbël, pasi toka ka 100 herë më shumë ujëra nëntokësor sesa ujërat sipërfaqësorë. Në fakt, aty buron shumica e ujit të pijshëm. Pa ujërat nëntokësor, lumenjtë do të thaheshin dhe do të përballeshin me një përkeqësim të cilësisë së ujit dhe të gjendjes së ekosistemit.

Ujërat nëntokësorë dhe lumenjtë nuk pastrohen me magji

Sedimentet e depozituara në ujërat nëntokësore të lumenjve janë burim jete dhe “shtëpia” e një biodiversiteti të konsiderueshëm të kafshëve dhe mikroorganizmave që janë thelbësorë për pastrimin e ujit. Këto organizma zhvillojnë jetesën e tyre në errësirë ​​dhe vështirë se janë parë ndonjëherë, por pa to, ujërat nëntokësorë do të ishin të kontaminuara dhe lumenjtë tanë do të ishin më të ndotur.

Fauna e ujërave nëntokësorë mund të konsiderohet si fosile të gjalla pasi disa nga speciet që jetojnë nën këmbët tona kanë ekzistuar të izoluar për miliona vjet.  Popullatat përbëhen nga shumë lloje të krustaceve, merimangave, kërminjhve dhe krimbave. Këto krijesa të verbëra dhe pa pigment të errësirës ofrojnë shërbime thelbësore të ekosistemit përmes roleve unike eko-inxhinierike: duke ajrosur dhe ripërpunuar sedimentet, ato stimulojnë bakteret dhe ndihmojnë në pastrimin e ujit, duke zbërthyer ndotësit dhe duke eliminuar mikrobet dhe viruset që shkaktojnë sëmundje. Duke jetuar në sedimentet më poshtë shtretërve të lumenjve, ata veprojnë si mëlçia e lumenjve.

Dr Christian Gribeler, profesor i limnologjisë në Universitetin e Vjenës në Austri thotë, “Gjatë verës së vitit 2021, ekipi im hulumtues zhvilloi eksplorimin e parë të faunës së ujërave nëntokësore në sedimentet e Shushicës dhe Bënçes, dy degë të lumit Vjosa. Në vetëm 20 mostra me 200-300 litra në total, gjetëm më shumë se 5 000 mostra të kafshëve të ujërave nëntokësore. Mostrat, pa dyshim, përmbajnë shumë lloje të reja për shkencën”.

Jep e merr mes ujërave nëntokësore dhe lumenjve

Lumenjtë janë në shkëmbim të vazhdueshëm me sistemin e ujërave nëntokësore.  Uji rrjedh nga sipërfaqja në sedimente, ku fauna dhe mikroorganizmat e pastrojnë atë, dhe më pas përsëri në lumë, më i pastër se më parë. Ekosistemet e shëndetshme të ujërave nëntokësore me “heronjtë e tyre të klasës punëtore” mbështeten në një ndërveprim funksional midis një lumi të gjallë, dinamik dhe sedimenteve.  

Kjo lidhje e shëndetshme midis ujërave nëntokësore dhe lumenjve mund të ndikohet nga dëmtimi i lumenjve. Nëse lumenjtë kanalizohen ose digëzohen, për shembull, kjo mund të çojë në dëmtimin e biodiversitetit të ujërave nëntokësore dhe rrjedhimisht ndikojnë në cilësinë e ujit. Në thelb, lumenjtë e shëndetshëm kanë nevojë për fauna të shëndetshme nëntokësore – dhe anasjelltas.

Mbrojtja e ujërave nëntokësorë dhe biodiversitetit të saj unik do të thotë gjithashtu mbrojtja e lumenjve

Disa nga zonat më të vlefshme për burimet e ujërave nëntokësore janë në Ballkan. Lumenjtë midis Sllovenisë dhe Greqisë janë të rrallë në Evropë dhe një burim i madh i ujit të pijshëm për komunitetet lokale.

Megjithatë, këto burime janë të kërcënuara me më shumë se 3,500 projekte për hidricentrale. Nëse do të ndërtohen, do të dëmtojnë në një shkallë të madhe këto burime të ujërave nëntokësorë. Është një garë kundër kohës, për të përshkruar speciet e shumta të panjohura në ujërat nëntokësorë dhe për të studiuar kontributin e tyre në pastrimin e ujit, para se të zhduken për shkak të ndikimeve antropogjene në rritje. Për fat të mirë, gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen të vetëdijshëm për zemrën blu të Evropës dhe po luftojnë për ta mbrojtur atë.