Shkencëtarët për Vjosën: prononcimet e tyre në video

Komuniteti shkencor ndërkombëtar dhe shqiptar i ujërave të ëmbla ngrenë zërin për të paralajmëruar pasojat e rënda të digave të propozuara në Vjosë (dhe degët e saj). Mësoni mbi shumë aspekte shqetësuese, duke përfshirë gërryerjen e vijës bregdetare, humbjen e biodiversitetit, kërcënimin e nag digat për shkak të zonës së prirur për tërmete, humbjen e të ardhurave ekonomike dhe shumë më tepër. A do të dëgjojë qeveria shqiptare shkencën?

“Vjosa është kaq unike sepse rrjedh e lirë nga njëri skaj në tjetrin”, Prof. Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës shpjegon pse Vjosa është kaq unike në nivel Evropian: Në dallim nga çdo lumë tjetër në Evropë ajo rrjedh e pandërprë nga ndërhyrjet njerëzore dhe si e tillë ka një rëndësi të madhe për komunitetin ndërkombëtar.

“Nëse e ndërtoni digën, do të humbni vijën bregdetare” Ekologu i ujërave të ëmbla Prof. Gilles Pinay nga Instituti Kombëtar i Kërkimit të Shkencës dhe Teknologjisë për Mjedis dhe Bujqësi / Francë flet për një nga gjërat më të rëndësishme që do të humbnim nëse në Vjosë do të ndërtoheshin diga: sedimentet

“Unë jam shumë i shqetësuar për faktin se jemi duke rrezikuar të humbim të vetmin lumë të egër në Shqipëri” Prof. Ferdinand Bego nga Universiteti i Tiranës shpjegon vlerën e rrjedhjes së lirë të Vjosës dhe pse një digë do të ishte aq katastrofike për të ardhmen e ekosistemeve së lumore. Si mund të riparohet një lumë i prishur nëse nuk ka asnjë referencë për një sistem lumor të paprekur?

“Nëse ndërtoni një digë hidrocentrali, ngjala nuk do të ekzistojë më në Vjosë.” Dr Paul Muelenbrock nga Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë, Austri, na flet për Ngjalën Evropiane, një specie e rrezikuar dhe e mbrojtur në listën e kuqe të IUCN, e cila kalon një pjesë të ciklit të jetës së saj në lumin Vjosa. Ajo nuk mund të mbijetojë në lumenj me diga.

“Digat do të ndikohen fuqimisht nga aktiviteti sizmik”, Dr. Klodian Skrame nga Universiteti Politeknik i Tiranës, paralajmëron se ndërtimi i digave në basenin e Vjosës, si një nga zonat më të prirura për tu prekur nga tërmetet, përbën rrezik të madh. Këto aspekte gjeologjike duhet të merren në konsideratë seriozisht.

“Në të gjithë Ballkanin, lumenjtë ikonikë si Vjosa nuk janë vetëm simbole të krenarisë kombëtare, por edhe motorë ekonomikë shumë të rëndësishëm për popullatën vendase” Dr Steven Weiss nga Universiteti Karl-Franzens Graz, Austri, shpjegon se ekoturizmi, bazuar në Vjosën e lirë, mund të bëjë komunitetet lokale përgjatë lumit të përfitojnë.

“BE-ja na ka kërkuar të mbrojmë lumin e Vjosës. Kjo kërkesë duhet të jetë e rëndësishme për vendimmarrësit shqiptarë “Në Maj, BE do të diskutojë edhe një herë nëse do të hapë bisedimet për pranimin e Shqipërisë. Prof. Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës shpjegon se pse mbrojtja e Vjosës do të dërgonte një mesazh pozitiv në BE dhe kjo rrit shanset për pranimin e Shqipërisë.

 


“Lumenjtë e egër në botë tani janë zhdukur” Prof. Futoshi Nakamura nga Universiteti Hokkaido në Japoni shpjegon pse e ardhmja e linjave të jetës së planetit tonë varet nga ruajtja e lumenjve të fundit të paprekur, si Vjosa.

“Invertebrorët e bentosit janë një nga grupet më të rëndësishme që mund të dëmtohen nëse nē lumin Vjosa do të ndërtoheshin diga” Prof. Sajmir Beqiraj nga Universiteti i Tiranës shpjegon se pse ky grup është veçanërisht kritik për funksionimin e ekosistemit ujor dhe biodiversitetin e tij.

 

“Në kohën kur kompania dorëzon të drejtat për të shitur energjinë elektrike, nuk do të ketë më prodhim të energjisë dhe qeverisë do t’i ngelë të pastrojë një katastrofë mjedisore”.

Dr. Steven Weiss nga Universiteti Karl-Franzens Graz, Austri thekson me ironi se për shkak të ngarkesës jashtëzakonisht të lartë të sedimentit të lumit së Vjosës, rezervuari i digës do të mbushet shumë shpejt dhe nuk do të prodhojë më energji elektrike deri kur të mbarojë periudha e koncesionit së kompanisë turke. Kjo do të thotë që projekti nuk ka asnjë përfitim për popullin shqiptar.

“Me vetëm një digë, ne ndërpresim procesin e evolucionit të specieve migratore në një mënyrë që ata të mos jenë më në gjendje të përmbushin ciklet e tyre të jetës dhe do të vdesin me kalimin e kohës”

Prof. Ferdinand Bego nga Universiteti i Tiranës është i shqetësuar për digat e propozuara në Vjosë dhe shpjegon se çfarë ne do të humbnin nëse ato do të ndërtoheshin.