OJQ-të mjedisore: JO HEC-eve në Bënçë

13806_10206904710567186_6331576963122854465_n
Lumi i Bënçës. © E. Loçe

Në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” si dhe në përmbushje të misionit të nismës “Të mbrojmë lumenjtë” OJQ-të mjedisore kanë nënshkruar një deklaratë për mbrojtjen e lumit të Bënçës.

Në luginën e Bënçës janë parashikuar të ndërtohen 5 HEC-e, 2 prej të cilave kanë filluar punimet, duke rrezikuar monumente të natyrës të mbrojtura me ligj si: Kanionet e Nivicës, Ujëvara e Progonatit, Tarracat erozive e Bënçës, Buza e Bredhit Luzat si dhe integritetin e gjithë ujëmbledhësit të Vjosës, i cili konsiderohet si një nga lumenjtë unik në gjithë kontinentin.

Më tepër se sa përfitime ekonomike, këto projekte janë bërë burim konflikti mes komunitetit lokal dhe kompanive koçesionare duke nxitur revolta jo vetëm të komunitetit përreth dhe por të gjithë banorëve të luginës së Vjosës.

Me anë të kësaj deklarate ne, OJF-të shqiptare kundërshtojmë fuqimisht projektet në luginën e Bënçës pasi besojmë se pikërisht kjo luginë përbën potencialisht “zemrën” e një Parku Kombëtar të mundshëm që përfshin gjithë luginën e Vjosës.

Për të lexuar Deklaratën ju lutem klikoni këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *