Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Projekte në zbatim

Korridoret ekologjike në fokus: Edukim dhe veprim me të rinjtë në Bilisht

Bilisht, Devoll, 12 shkurt 2026
Në kuadër të projektit ISCCA, u zhvillua një orë edukative me 30 nxënës të vitit të parë në Gjimnazin “Fuat Babani” në Bilisht, me fokus rëndësinë e korridoreve ekologjik dhe lidhjen midis habitateve natyrore.
Kjo orë edukative nisi me një prezantim të shkurtër mbi konceptin e korridoreve ekologjik, fragmentimin e habitateve dhe ndikimin e urbanizimit, infrastrukturës, dhe ndërhyrjeve të tjera njerëzore në lëvizjen e specieve. Nxënësit u njohën me rolin që korridoret luajnë në ruajtjen e biodiversitetit, në lëvizjen dhe migrimin e kafshëve, si dhe dhe në mundësimin e shkëmbimit gjenetik mes popullatave.
Aktiviteti më pas vijoi me një punë praktike ku nxënësit u ndanë në grupe. Secilit grup iu dha një poster me një simulim të një peizazhi të fragmentuar, ku habitatet natyrore ishin të ndara nga njëra-tjetra. Detyra e tyre ishte të “rindërtonin” lidhjen mes habitateve, duke krijuar korridore ekologjike dhe duke rikthyer speciet në zonat e tyre natyrore.
Përmes këtij ushtrimi, nxënësit reflektuan mbi mënyrat se si mund të lidhen habitatet e ndara, cilat elemente natyrore mund të shërbejnë si korridore (brezat pyjorë, rikthimi i rrjedhës natyrore të lumenjve të ndërprerë nga digat, apo urat e gjelbra), si dhe cilat pengesa duhet të merren në konsideratë gjatë planifikimit të territorit.
Në fund të aktivitetit, secili grup prezantoi zgjidhjen dhe argumentoi mënyrën e vendosjes së korridoreve ekologjike dhe lidhjes së habitateve. Diskutimi nxori në pah rëndësinë e planifikimit të qëndrueshëm dhe rolin që ndërgjegjësimi mbi konceptin e korridoreve ekologjik luan në mbrojtjen e natyrës.
Kjo orë edukative synon forcimin e kuptimit të të rinjve mbi lidhjen mes zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës, duke i inkurajuar ata të mendojnë në mënyrë kritike se si ndërhyrjet nga dora e njeriut ndikojnë në ekosisteme. Përmes aktiviteteve interaktive, konceptet e biodiversitetit dhe lidhjes ekologjike bëhen më të prekshme dhe më të kuptueshme për brezin e ri.

CategoriesProjekte në zbatim ISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Korridoret Ekologjike dhe Vendimmarrja: Takim Prezantues për Pjesëmarrjen e Publikut në Nivel Lokal

Në kuadër të Projektit ISCCA – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Korridoreve Ekologjik në Zonën Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz, u zhvillua takimi prezantues me përfaqësues të bashkive, AdZM-ve, Organizatave të Shoqërisë Civile dhe sektorit privat, përfshirë guida turistike të zonës, me fokus prezantimin dhe diskutimin e Draft-Udhëzuesit për Pjesëmarrjen e Publikut në Nivel Lokal. Qëllimi i këtij takimi ishte […]

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Iniciativa Projekte në zbatim

Java e Mbjelljes në Vjosë: Rikthimi i Pyjeve të Lumit të Fundit të Egër në Europë

Gjatë javës 16–21 nëntor 2025, EcoAlbania, me mbështetjen e Riverwatch dhe Patagonia, përmbylli me sukses Javën e Mbjelljes në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Kjo nismë bashkon komunitetet, ekspertët, vullnetarët dhe institucionet lokale në restaurimin e ekosistemeve pyjore autoktone përgjatë lumit të egër të Shqipërisë. Aktivitetet e këtij viti u zhvilluan në kuadër të projektit ReForestVjosa, një nismë afatgjatë e […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Projekte në zbatim

Edukim mjedisor mbi rëndësinë e korridoreve ekologjike në Skënderbegas, Gramsh

Skënderbegas, Gramsh, 10 nëntor 2025 24 nxënës së Shkollës së Mesme të Bashkuar “Xhile Liçi” morën pjesë në një orë edukimi mjedisor me temën e korridoreve ekologjike, zhvilluar në kuadër të projektit ISCCA. Synimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së lidhjes midis habitateve natyrore dhe mbrojtjes […]

CategoriesProjekte në zbatim

Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin në Shqipëri

EcoAlbania vjen me projektin vijues “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin në Shqipëri” për të ndarë këtë përvojë me OJF-të kombëtare dhe rajonale si një aktor kryesor në ndërmarrjen dhe drejtimin e fushatave për mbrojtjen e natyrës.
Projekti synon zhvillimin e 2 manualeve dhe 2 videove të shkurtra për: Mjetet ligjore dhe Mjetet e ndërgjegjësimit mediatik për ruajtjen e natyrës, që do të përdoren nga OJQ-të për fushatat e tyre. Zhvillimi i këtyre mjeteve do të bazohet në përvojën e EcoAlbania’s me fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa.

×